Aktualitet

Gjirokastra feston 16-vjetorin e hyrjes në UNESCO, Soreca merr “Çelësin e qytetit”: Së shpejti projekt për ndërhyrjet

16 Korrik 2021, 09:11 Nga DOSJA
Gjirokastra feston 16-vjetorin e hyrjes në UNESCO, Soreca merr

GJIROKASTËR– Qyteti i Gjirokastrës, i njohur si qyteti i vlerave kulturore, feston 16-vjetorin e hyrjes në UNESCO. Me këtë rast, Bashkia ka zhvilluar aktivitete të ndryshme në kalanë e Argjiros. I pranishëm ishte edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, të cilit kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi i dorëzoi “Çelësin e qytetit”.

Zoti ambasador, disa pak të dëshpëruar në Tiranë që kanë kërkuar së fundi të shpalleni ‘non grata’, s’kanë asgjë të përbashkët me vlerat tona, mikpritjen shqiptare dhe vlerësimin që ne kemi për miq si ju. Jam i bindur se kaq shumë mbështetës sa ju jeni për shqiptarët dhe kaq shumë sa ju e keni promovuar Shqipërinë, do e kishit merituar një çelës në çdo qytet të Shqipërisë. Por ne në Gjirokastër u treguam më të shkathët me sa duket sepse nuk thonë kot, po the Gjirokastra i ke thënë të tëra”, tha Golemi.

Në fjalën e tij, Ambasadori Soreca tha se qyteti i Gjirokastrës përbën një vlerë të veçantë të trashëgimisë kulturore botërore, ndërsa Shqipëria në tërësi spikat për monumentet e kulturës. Ambasadori theksoi se së shpejti BE do të nisi një projekt për ndërhyrjet restauruese në vlerat e trashëgimisë kulturore në Shqipëri dhe qyteti i parë në të cilin do të prezantohet ai është Gjirokastra.

Kam ndaluar në Gjirokastër gjatë turit tonë nga veriu i Shqipërisë në jugun e saj. Jam shumë i lumtur të jem përsëri këtu në këtë ditë simbolike për të festuar 16-vjetorin e futjes së Gjirokastrës në UNESCO. UNESCO dhe trashgëmia botërore e saj është mjaft prestigjoze. Qytetarët e Gjirokastrës duhet të jenë tepër të nderuar për këtë. Në vitet e fundit është bërë mjaft punë për të nxjerrë në pah bukuritë e këtij qyteti. Urime për Bashkinë e qytetit por dhe institucionet qeveritare dhe donatorët. Falë kësaj punë të përbashkët Gjirokastra është bërë një yll mjaft i rëndësishëm në të gjithë punët që janë bërë në Shqipëri. Të qenurit pjesë e UNESCO është një aset mjaft i rëndësishëm. Trashëgimia Kulturore është një vlerë e rëndësishme për e Bashkimit Evropian. Ne ruajmë të kaluarën tonë për të ndërtuar së bashku të ardhmen tonë! Bashkimit Evropian është këtu sepse Gjirokastra është Evropë”, u shpreh Soreca.

Përgjatë këtij aktiviteti iu dorëzua titulli “Qytetar Nderi i Gjirokastrës” edhe përfaqësuesve të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Martin Mata dhe Aleksandër Sarapuli për punën dhe kontributin e dhënë për rijetëzimin dhe restaurimin e vlerave të Gjirokastrës.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gjirokaster luigi soreca gjirokaster luigi soreca

Sondazh

Poll