Rajoni

KATASTROFË përmbytjesh në Europën Perëndimore! Shkon në 168 numri i viktimave, mbi 1300 persona të zhdukur nga reshjet e shiut, Gjermania, Belgjika, Luksemburgu dhe Holanda më të prekurit

FOTO
  • Pse nisën reshjet ekstreme të shiut në Gjermani?
  • Basha shpreh keqardhjen: Zemra ime shkon për viktimat dhe të dashurit e tyre
  • Të paktën 83 njerëz kanë vdekur dhe 1300 janë zhdukur pasi shiu i rrëmbyeshëm në Gjermani. Përmbytjet kanë marrë para shtëpi dhe makina në Gjermani dhe pjesë të Belgjikës.
    Featured image of article: KATASTROFË përmbytjesh në Europën Perëndimore! Shkon në 168 numri i viktimave, mbi 1300 persona të zhdukur nga reshjet e shiut, Gjermania, Belgjika, Luksemburgu dhe Holanda më të prekurit Permbytje ne Europe
    Përditësuar:

    EUROPË– Një katastrofë po ndodh në Europën Perëndimore! Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa shtete, duke lënë në total 168 viktima dhe mbi 1300 persona të zhdukur.

    Të paktën 141 njerëz kanë vdekur dhe mbi 1300 janë zhdukur pasi shiu i rrëmbyeshëm në Gjermani. 30 persona kanë humbur jetën në Belgjikë si pasojë e motit ekstrem, ndërsa në Luksemburg dhe Holandë janë shkaktuar dëme të shumta materiale. Moti i keq me reshje të dendura shiu bëri që të dilnin nga shtrati lumenjtë në Evropën Perëndimore, duke shkatërruar rajonin.

    Më e goditura ishte Gjermania perëndimore ku të paktën 45 njerëz u vranë, të shpërndarë në shtetin e saj më të populluar të Nordrhein-Westfalen dhe në Rhineland-Palatinate fqinje.

    Qyteti i Schuld, në jug të Bonit, u prek më keq duke lënë 18 persona të vdekur dhe në qytetin afër Ahrëeiler me dhjetëra të zhdukur. Në atë zonë lumi Ahr shpërtheu brigjet e tij dhe rrëmbeu shtëpitë edhe kur njerëzit strehoheshin në çatitë e tyre.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Kancelarja gjermane Angela Merkel ka premtuar mbështetje të plotë për personat e prekur nga përmbytjet, më të këqija që ka parë vendi në dekada. Merkel shprehu “ngushëllimet e saj më të thella” për të gjithë në të gjithë rajonin që kishin humbur të dashurit e tyre pas.

    Kjo është tragjedia e krahasueshme më atë të vitit 2002 kur 21 persona vdiqën në Gjermani dhe la më shumë se më shumë se 100 të vrarë në të gjithë Evropën.

    Parashikimet e meteorologëve thonë se priten sërish reshje të mëdha shiu në pjesën më të madhe të Evropës Perëndimore, çka do të thotë se situata do të përkeqësohet.

    (a.b)/dosja.al

    • 18:02

      Përmbytje katastrofike në Belgjikë, regjistrohen 20 viktima, po i njëjti numër personash rezultojnë të zhdukur

      Permbytjet ne Belgjike

      Përmbytjet katastrofikë në shtetet e Evropës Perëndimore i kanë marrë jetën shumë personave ku në Belgjikë numri total i viktimave arriti në 20 deri më tani. Mediat raportojnë se Ministrja e Brendshme belge, Annelies Verlinden, ka thënë ditën e sotme se ekipet e shpëtimit janë duke tentuar të gjejnë edhe 20 persona të zhdukur. Ndërsa Kryeministri belg, Alexander De Croo, ka thënë se Belgjika do ta shpallë të martën ditë zie, për të reflektuar për këto humbje të mëdha njerëzish. “Ky do të jetë edhe moment për të treguar solidaritet, afërsi dhe unitet”. Zyrtarë gjermanë kanë raportuar deri më tani 106 vdekje nga vërshimet që kanë prekur edhe disa rajone të Gjermanisë.

    • 14:09

      Përmbytjet në Evropën Perëndimore, shkon në 122 numri i personave që kanë humbur jetën

      Foto nga ngjarja

      122 persona kanë humbur jetën deri tani në Evropën Perëndimore nga përmbytjet e shumta. BBC shkruan se në Gjermani numri i personave të vdekur ka shkuar në 100, ndërsa 22 persona të tjerë kanë humbur jetën në Belgjikë. Reshjet e shiut në Evropën Perëndimore kanë bërë që lumenjtë të shpërthejnë dhe të dalin nga brigjet e tyre, duke shkaktuar përmbytje të shumta në disa vende, duke përfshinë këtu Gjermaninë, Belgjikën, Holandën, Luksemburgun si dhe Zvicrën.

    • 10:06

      ‘Ne vetëm kemi qarë në krahët e njeri –tjetrit’, babai shqiptar bashkohet me vajzat pasi humbën pas përmbytjeve në Gjermani

      Shefik Hyseni me vajzat e tij Altuna dhe Laureta

      Një lajm i mirë është dhënë sot nga mediat gjermane për ribashkimin e lumtur të një familjeje që u nda gjatë përmbytjes katastrofike në Gjermani. Babai shqiptar Shefik Hyseni, 46 vjeç, arriti të shtrëngojë në krahë vajzat e tij, Lauretën dhe Altunën, të cilat i kishin shpëtuar me helikopter. Hyseni tha për BILD: “Të mërkurën në mbrëmje vajzat e mia më telefonuan dhe më thanë se uji kishte hyrë tashmë në katin e parë. Hera e fundit që fola me to ishte rreth orës 21:00. Pastaj lidhja u ndërpre”. I dëshpëruar, ai priti tërë natën në një urë nga e cila mund të shihte shtëpinë e tij. Por dje në orën 5.30 pasdite i erdhi lajmi që e lumturoi pasi vajzat e tij ishin shpëtuar nga shtëpia e përmbytur me helikopter. Babai shqiptar tha: “Ne vetëm kemi qarë në krahët e njeri –tjetrit. Tani duhet vetëm të shohim se çfarë ka mbetur nga shtëpia jonë”. Shefik Hyseni nuk e dinte me orë të tëra nëse i kishte humbur vajzat e tij në përmbytjen e vdekjes! Babai pati frikë për jetën e Lauretës 13 vjeçare dhe të Altunës 17 vjeçare.

    • 8:32

      FOTO-GALERI/ Përmbytje, shkatërrim dhe baltë, ja çfarë lanë pas shirat në Gjermani

      Fotot e mësipërme tregojnë qytetet e përmbytura të Gjermanisë nga reshjet e fundit të shiut. Deri tani vetëm në Gjermani kanë humbur jetën rreth 80 persona, ndërkohë që në total në të gjithë Evropën nga përmbytjet kanë humbur jetën 91 persona. Në fotot e mësipërme shihen makina, shtëpi, toka, të shkatërruara nga përmbytjet. Të prekura nga përmbytjet janë Gjermania, Belgjika, Luksemburgu, si dhe Holanda.

    Shto Koment