Aktualitet

U kap me 11 kg kokainë në portin e Durrësit, Gjykata lë në burg Barjon Gumenin, dëshmia: Nuk kam gisht në këto punë

16 Korrik 2021, 09:16 Nga DOSJA
U kap me 11 kg kokainë në portin e Durrësit, Gjykata lë

DURRËS– Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Barjon Gumenin, i cili u kap tre ditë më parë me 12 kg kokainë në portin e Durrësit. 

Ne fjalën përpara gjykatës, Gumeni u shpreh se ai nuk ka punë me trafikun e kokainës dhe se kompania që ai menaxhon ka porositur vetëm bananet dhe jo lëndën narkotike. 

Nuk kam gisht në këto punë, firma që unë menaxhoj ka porositur vetëm bananet”, ka deklaruar Gumeni.

Gumeni u paraqit për të tërhequr kontenierin me banane  më datë 13 korrik në Portin e Durrësit, ditë dhe kur u arrestua për gjetjen e rreth 11 kg kokainë në kontenierin ku po transportohej ngarkesa me banane.

ITINERARI I KAMIONIT:

Kontejneri është nisur nga Ekuadori në datë 26 maj dhe në total ka ndaluar në 5 porte. Ndalesa e parë pas nisjes është në Guayaquil të Ekuadorit në orën 02:47 të 27 majit.Aty ka qëndruar për 2 ditë dhe më pas mëngjesin e 29 majit është nisur drejt Marokut të Afrikës së Veriut. Edhe në këtë ndalesë, kontejneri ka qëndruar për një kohë relativisht të gjatë, nga data 16-24 qershor.Nga Maroku, kontejneri ka udhëtuar drejt portit të Greqisë për të mbërritur më pas në Portin e Durrësit, ku dhe pas kontrollit të detajuar u gjet 12 kg kokainë.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet barjon gumeni kokaine ne portin e durresit barjon gumeni kokaine ne portin e durresit

Sondazh

Poll