Aktualitet

Plas sherri për pronën në Patos! Arrestohen dy vëllezërit, procedohen djemtë e njërit prej tyre

16 Korrik 2021, 08:11 Nga DOSJA
Plas sherri për pronën në Patos! Arrestohen dy

FIER– Dy vëllezër kanë rënë në pranga në Fier pas një sherri familjar, teksa janë proceduar penalisht dhe dy djemtë e njërit prej tyre. Shkak për sherrin ka qenë një konflikt pronësie, pasi dy vëllezërit pretendojnë pronësinë mbi një ndertesë.

NJOFTIMI:

Sipas burimeve zyrtare, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës” shtetasin E. J., 41 vjeç, dhe për veprën penale “Dhunë në familje” shtetasin A. J., 45 vjeç. U proceduan penalisht të rinjtë J. J., 19 vjeç dhe I. J., 17 vjeç, djemtë e 45-vjeçarit pasi për motive pronësie, në fshatin Gjinoqar, Patos, janë konfliktuar dhe janë goditur me grushte me njëri tjetrin, si dhe shtetasi E. J. ka dëmtuar pjesërisht mjetin tip “Golf” në pronësi të shtetasit J. J.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet sherr ne patos sherr ne patos

Sondazh

Poll