Aktualitet

‘Shteti të shtyp me këmbë’/ Biznesmenët e Kamzës në protestë para Ministrisë e Shëndetësisë: Nuk na lejnë të zh

16 Korrik 2021, 09:12 Nga DOSJA
‘Shteti të shtyp me këmbë’/ Biznesmenët e

TIRANË– Pronarët e lokaleve të dasmave në zonën e Kamzës dolën ditën e sotme në një protestë para Ministrisë së Shëndetësisë, pasi kërkojnë zgjatje të orës policore dhe lejimin e zhvillimit të ceremonive të dasmave në bizneset e tyre.

Sipas tyre, në qytete të tjera dasmat po zhvillohen normalisht, ndërsa në Kamëz ata janë penalizuar nga shteti. Këto biznese kërkojnë nga Ministria vlerësim të situatës dhe trajtim të njëjtë për të gjithë subjektet në të gjithë vendin.


Biznesmenët: Ligji është i barabartë për të gjithë, vijnë dasmorët e thonë po nuk i bëtë ju i bëjmë në Tiranë. T’ju bëj një pyetje, a bëhen dasmat a nuk bëhen? Nuk kemi me pagujt drita, kemi falimentu totalisht. Ligji duhet të jetë i barabartë. Ju më thoni ka njerëz a nuk ka njerëz në lokale. Kudo lejohet, po ne ca jemi? Ligji mbase është më i butë atje, te ne ndalohet. Policia është gjatë gjithë kohës në kontroll. Jemi shumë të mërzitur që ky dallim po bëhet për Kamzën. Vetëm shteti mund ti japë zgjidhje. Është katastrofë. Ne me shtetin nuk zihemi dot, na shtyp me këmbë. Dasmat vetëm më Kamëz nuk bëhem, policia është në vëzhgim, 10 herë në ditë, po i tremb fëmijët. Vjen policia nuk na lejon fare, të shkoni në Durrës keni koncerte me 3 mijë veta, me 20 veta të vjen policia në sekond.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet biznesmenet e kamzes ne proteste biznesmenet e kamzes ne proteste

Sondazh

Poll