Aktualitet

“Sa lek ke marrë, trego!”/E dhunuan pa mëshirë gjyqtarin brenda ambienteve të Gjykatës së Vlorës, e vendosën pas mur

16 Korrik 2021, 08:18 Nga DOSJA
“Sa lek ke marrë, trego!”/E dhunuan pa mëshirë

VLORË– Sherri fizik mes tre vëllezërve të familjes Myslimi në Vlorë dhe gjyqtarit Arqile Basho, ka vënë në pranga agresorët. Kanë qenë tre vëllezërit, ata të cilët kanë përplasur gjyqtarin pas murit, për shkak të përplasjeve që kanë nisur për pronën.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”, kryer në bashkëpunim, shtetasit M. M., 60 vjeç, F. M., 62 vjeç dhe E. M., 64 vjeç (vëllezër), të tre banues në Vlorë, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, në ambientet e brendshme të Gjykatës, kanë kundërshtuar me dhunë, shtetasin A. B., 63 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë“, njofton Policia.

Unë nuk dëgjoj mirë nga veshët. Ky është ai që jep vendime të gabuara. Më ka shitur pronën mua. Ja ky është, ky! Hajde mos ik, se e ke shitur gjyqin. Sa lekë ke marrë?,”-tha ditën e djeshme njëri nga vëllezërit, ndërsa tjetër e zuri pas një muri gjyqtarin duke i hequr pelerinën. Gjatë gjithë kohës, gjyqtari dëgjohet vetëm duke thënë: Qetësohuni! Ruani qetësinë!

Policia bëri të ditur sot se tre vëllezerit janë vënë në pranga për veprë penale: “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”, kryer në bashkëpunim.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arqile basho gjykata e vlores sherri ne gjykaten e vlore arqile basho gjykata e vlores sherri ne gjykaten e vlore

Sondazh

Poll