Aktualitet

Kultivonte kanabis në oborrin e banesës, arrestohet 53-vjeçari në Berat

16 Korrik 2021, 06:59 Nga DOSJA
Kultivonte kanabis në oborrin e banesës, arrestohet 53-vjeçari

BERAT– Një 53-vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit, pasi kishte kultivuar në oborrin e banesës së tij kanabis. Gjatë kontrollit të kryer në banesën e I. S., 53 vjeç, në Osmëzezë, u gjetën kubikët me fidanë të dyshuar cannabis sativa. Në pranga ka përfunduar dhe një 33-vjeçare pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj.

NJOFTIMI:

Evidentohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet autori i dyshuar. Shërbimet e Policisë Berat, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar në fshatin Osmëzezë, Berat, kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat arrestuan në flagrancë shtetasin I. S., 53 vjeç, banues në Osmëzezë, pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij u gjetën kubikët me fidanë të dyshuar cannabis sativa.Gjithashtu, po nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat u bë arrestimi i shtetases F. D., 33 vjeçe, banuese në Berat, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së saj.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne berat berat kanabis ne berat arrestim ne berat berat kanabis ne berat

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Korrik 2021, 20:13

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka folur për arrestimet e SPAK duke paralajmëruar edhe për aksione të tjera.E ftuar në emisionin Çim Peka Live në Sy...