Aktualitet

Arrestohet 21-vjeçari i rrezikshëm! Plagosi me armë zjarri dy persona, lëvizte me pistoletë me vete, efektivët kapin të r

16 Korrik 2021, 07:40 Nga DOSJA
Arrestohet 21-vjeçari i rrezikshëm! Plagosi me armë zjarri dy

DURRËS– Në kuadër të operacionit të koduar “Shkëmbi i Kavajës” u arrestua në flagrancë Aleksandër Mehmetaj, i shpallur në kërkim për disa vepra penale dhe gjatë operacionit u kap në flagrancë me armë zjarri. Aktualisht, ndaj Mehmetaj janë caktuar 2 urdhër-arreste për 2 ngjarje të ndodhura më parë.

NGJARJET E NDODHURA:

Në shtator 2020, ai ka plagosur me armë zjarri Spartak Beqaraj. Dy javë para se ta plagoste, Mehmetaj ishte konfliktuar me 45 vjeçarin Beqaraj. Ai e priti këtë të fundit në hyrjen e pallatit në Astir dhe pasditen e 21 shtatorit e qëlloi me pistoletë.

I riu do të akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë”, “Vrasja me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.


NJOFTIMI:

Vijojnë kontrollet për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që lëvizin me armë zjarri me vete, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.Finalizohet operacioni i koduar “Shkëmbi i Kavajës”. Kapet dhe ndalohet një 21-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë”, “Vrasja me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri pistoletë. Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe Forcat “Shqiponja”, në vijim të punës për rritjen e parametrave në qytet, kapjen e personave në kërkim ose atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, rreth orës 01:30 të ditës së sotme, në lagjen nr. 13, te “Shkëmbi Kavajës”, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit policor të koduar “Shkëmbi i Kavajës”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 21 vjeç, banues në Durrës.Aktualisht, ndaj shtetasit A. M. janë caktuar 2 urdhër-arreste për 2 ngjarje të ndodhura më parë, konkretisht:• Për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi më datë 02.07.2018, në Durrës, ka plagosur me armë zjarri shtetasin B. G;• Për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi më datë 20.09.2020, në Tiranë, ka plagosur me armë zjarri shtetasin S. B.;•Gjithashtu, për këtë shtetas ishte caktuar dhe urdhër-ndalimi, pasi ishte në kërkim për veprat penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja nga urdhrit të punonjësit të Policisë”.Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri, 5 fishekë dhe 4 aparate celulare.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aleksander mehmetaj arrestohet 21 vjecari ne durres aleksander mehmetaj arrestohet 21 vjecari ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Korrik 2021, 20:13

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka folur për arrestimet e SPAK duke paralajmëruar edhe për aksione të tjera.E ftuar në emisionin Çim Peka Live në Sy...