Aktualitet

Çudira nga Bulqiza! Biznesmeni që paguan 1 milion dollarë taksa, denoncon gjendjen e rrugës: 40 cm thellësia e gropës, po

15 Korrik 2021, 14:06 Nga DOSJA
Çudira nga Bulqiza! Biznesmeni që paguan 1 milion dollarë

BULQIZË– Rruga Qaf Bualli- Krastë në Bulqizë, e cila është në inventar të Autoritetit Rrugor Shqiptar është kthyer në një makth jo vetëm për banorët e Martaneshit, por edhe bizneset që operojnë në këtë zonë.

Mehmet Koka, është një prej sipërmarrësve që ka aktivitetin e tij në Martanesh. Ai thotë se gjendja e rënduar e rrugës po ju sjell një kosto të papërballueshme tek automjetet. Mehmeti shprehet se i paguan shtetit shqiptar 1 Milion dollarë detyrime në vit, ndërsa shteti për të nuk po bën asgjë. I indinjuar nga gjendja e keqe e rrugës, Mehmeti mat edhe thellësinë e gropave që gjenden në të gjithë aksin rrugor prej 18 kilometrash. Sipërmarrësi Koka i bën apel Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë të ndërhyjë sa më parë për zgjidhjen e kësaj problematike.

40 cm thellësia e gropës. Është për të ardhur keq në mes të verës rruga e prishur. 30 cm gropa tjetër, kjo është skandaloze. Unë i bëj thirrje ministers, PD vinte njëherë në 6 muaj mirëmbante rrugën, tani që erdhëi PS shife rrugën, shif kanalin. Unë paguaj 1 mln dollar taksa shtetit. Nuk ka asnjë lloj mirëmbajtje e rrugës. Tenderi e ka marrë ryshfetin e vet, s’vjen për të parë më rrugën. Jam 6 mln euro borxh në banke, rruga po na shkatërron mjetet dhe po na fundos. Po bëj ankesë se ka ardhur ku nuk mban më. Po na dëmtohen mjetet, është skandaloze“, shprehet sipermarrësi.

Për banorët dhe sipërmarrësit e Martaneshit, rruga është totalisht e braktisur pasi nuk është bërë asnjë investim i mirëfilltë për të prej shumë vitesh. Por jo vetëm kaq, ata shprehen se nuk ka as punëtorë për mbushjen e gropave me zhavor.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet mehmet koka rruga qaf bualli- krastë mehmet koka rruga qaf bualli- krastë

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Korrik 2021, 12:22

TIRANË– Një jetë e çrregullt familjare deri në vrasjen në vitin 2012 dhe identifikimin e të resë në shtator 2020. Kjo është historia ende e pa...