U qëllua me 5 plumba në mes të Amsterdamit, ndërron jetë gazetari investigativ holandez, Peter De Vries
15 Korrik 2021, 13:17Nga DOSJA
AMSTERDAM– Gazetari hollandez i kronikës së zëze, Peter De Vries, i cili u qëllua me armë në Amsterdam natën e 6 korrikut, ka ndërruar jetë ditën e sotme.
Lajmi është bërë me dije nga familja e tij, e cila tha se De Vries nuk u mbijetoi dot plagëve të marra dhe si pasojë humbi jetën. Gazetari investigativ hollandez, ndërroi jetë në një spital të Amsterdamit, “VU Medical Center”, aty ku po kurohej.
Gazetari fatkeq, babai i dy fëmijëve, u qëllua nga një i panjohur ndërsa ecte në një rrugë në Amsterdam pasi u largua nga një studio televizive ku ishte i ftuar. Një plumb e kishte plagosur në kokë.
Lidhur me ngjarjen e rëndë, policia Hollandeze ka rrestuar një 21-vjeçar dhe një 35-vjeçar, përkatësisht shtetas të Hollandës dhe Polonisë. Sipas autoriteteve, 21 vjeçari mendohet të jetë personi që ka qëlluar, ndërsa tjetri dyshohet se është shoferi i mjetit me të cilën tentuan të larguan pas ngjarjes.
Në të kaluarën gazetarit De Vries, 64 vjeç, i është dhënë mbrojtje policore pasi ka marrë kërcënime për përfshirjen e tij në çështjet penale si gazetar hulumtues dhe në gjykatë.
(kle.m./dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KOSOVË– Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19 dhe janë raportuar vetëm 4 raste të reja. Në 24 orët e fundit janë s...
BRUKSEL– Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka marrë vendim që kompanitë mund të ndalojnë vendosjen e mbulesës myslimane në kokë, me kushte të caktuara.Kjo Gj...
GREQI- Detaje të reja janë publikuar nga policia greke rreth vrasjes së 27-vjeçarit shqiptar në Mykonos të Greqisë.Sipas mediave greke, policia ka zbardh...
KUBË- Youtuberja kubaneze Dina Fernandez, e njohur si Dina Stars, tha se ajo po merrej nga forcat e sigurimit të shtetit kuban në Havana gjatë një intervis...
BRAZIL– Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, mund të detyrohet të nënshtrohet një operacioni urgjent pasi ai u dërgua me urgjencë në spital në orët e para të s...
KOSOVË– Afro 2 mijë qytetarë të Komunës së Deçanit, që nga e diela janë duke u përballur me simptoma të helmimit, e që dyshohej se shkak ishte uji i...
INDI– Një grua ka sjellë në jetë një foshnjë me tre kokë në Uttar Pradesh të Indisë, e cila ka shokuar të gjithë komunitetin vendas.Fëmija ka tërhequr pel...