Vrasja e 27-vjeçarit shqiptar në Mykonos, policia zbardh ngjarjen: Konflikti banal për qeranë e shtëpisë i mori jetën të
15 Korrik 2021, 11:57Nga DOSJA
GREQI- Detaje të reja janë publikuar nga policia greke rreth vrasjes së 27-vjeçarit shqiptar në Mykonos të Greqisë.
Sipas mediave greke, policia ka zbardhur ngjarjen brutale të 12 Korrikut, dhe ka vënë në pranga 5 autorët e përfshirë në vrasjen e bashëkombasit të tyre. Ata janë të gjithë shqiptarë to moshës, 22, 27 dhe 29 vjeç.
Në kërkim gjithashtu është shpallur edhe një person i gjashtë, bashkëpunëtor i të arrestuarve, të dhënat e të cilit janë identifikuar dhe është shpallur në kërkim.
Siç u zbulua nga hetimi, autori 29-vjeçar që goditi 27-vjeçarin me thikë në zemër kishte mosmarrëveshje me të në lidhje me qiranë, pasi në të kaluarën ata kishin qenë shokë shtëpie. Më konkretisht, autori i kishte borxh viktimës, çka detyroi viktimën të largohej nga shtëpia.
Në një moment, 27-vjeçari i kërkoi ish-shokut t’i paguante borxhin, pasi viktima kishte paguar qiranë për të. Ditën e vrasjes, ata kishin caktuar një takim për të zgjidhur mosmarrëveshjen, por filloi grindja, e cila përfundoi në një përleshje të përgjakshme.
Në vendin e ngjarjes u gjetën dhe konfiskuan: thikë me një gjatësi totale prej -21- cm, dy objekte metalike, tre sende prej druri dhe mjet ndërtimi metalik. Të arrestuarit, me dosjen e çështjes kundër tyre, janë dërguar në Prokurorinë e Siros, ndërsa në të njëjtën kohë është urdhëruar një ekspertim mjeko-ligjor për viktimën 27-vjeçare.
(d.a/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KUBË- Youtuberja kubaneze Dina Fernandez, e njohur si Dina Stars, tha se ajo po merrej nga forcat e sigurimit të shtetit kuban në Havana gjatë një intervis...
BRAZIL– Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, mund të detyrohet të nënshtrohet një operacioni urgjent pasi ai u dërgua me urgjencë në spital në orët e para të s...
KOSOVË– Afro 2 mijë qytetarë të Komunës së Deçanit, që nga e diela janë duke u përballur me simptoma të helmimit, e që dyshohej se shkak ishte uji i...
INDI– Një grua ka sjellë në jetë një foshnjë me tre kokë në Uttar Pradesh të Indisë, e cila ka shokuar të gjithë komunitetin vendas.Fëmija ka tërhequr pel...
BULLGARI– Prezantuesi televiziv, Slavi Trifonov, bëri atë që asnjë politikan në Bullgari nuk e bëri dot gjatë 12 vjetëve të fundit: mundi partinë e ish-kryemini...
UKRAINË- Pushuesit që ndodheshin në plazhin e Detit të Zi, në Odesa të Ukrainës kanë mbetur ‘gojëhapur’ kur kanë parë tatuazhet në trupin e një gruaje.Në f...
INDI– Banka qendrore e Indisë ka ndaluar Mastercard për një kohë të pacaktuar nga lëshimi i kartave të reja të debitit ose të kreditit për klientët vendas...