Bota

‘Unë duhet të shkoj’, aktivistja kubaneze po jepte intervistë për situatën në vend, policia i shkon live në shtëpi

15 Korrik 2021, 12:37 Nga DOSJA
‘Unë duhet të shkoj’, aktivistja kubaneze po jepte

KUBË- Youtuberja kubaneze Dina Fernandez, e njohur si Dina Stars, tha se ajo po merrej nga forcat e sigurimit të shtetit kuban në Havana gjatë një interviste live të martën.

Fernandez po intervistohej, së bashku me këngëtarin Yotuel, nga transmetuesi spanjoll Canal 4 në lidhje me protestat e paprecedenta anti-qeveritare në të cilat mijëra njerëz dolën në rrugët nëpër ishullin e drejtuar nga komunistët të Dielën.

Sipas CNN, gjatë bisedës, Fernandez ndërpreu intervistën duke thënë “forcat e sigurimit të shtetit janë këtu. Unë duhet të shkoj“, pastaj i dha kompjuterin e saj një shoku i cili e çoi atë në një dhomë tjetër, duke mbajtur aparatin dhe mikrofonin të ndezur. Zëra meshkujsh mund të dëgjohen në sfond, megjithëse është e paqartë se çfarë po thonë.

Pas pak çastesh, YouTuberja kthehet dhe i thotë intervistuesit se asaj iu kërkua të shkonte me ata që sipas saj ishin oficerë policie, duke shtuar se qeveria Kubane tani është përgjegjëse për vendndodhjen e saj.

Unë e konsideroj qeverinë përgjegjëse për gjithçka që mund të më ndodhë. Unë duhet të shkoj.”-tha ajo.

Aktivistët anti-qeveritarë në vend thonë se më shumë se 100 njerëz janë arrestuar ose janë zhdukur në ishull pas protestave të përhapura të Dielën.

Movimiento San Isidro, i cili mbron një shprehje më të madhe artistike në Kubë, publikoi një listë të aktivistëve për të cilët thuhej se besohej se ishin ndaluar nga autoritetet. Midis të arrestuarve është gazetarja Camila Acosta, sipas Ministrit të Jashtëm të Spanjës, Jose Manuel Albares, i cili bëri thirrje për lirimin e saj.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota dina fernandez protesta ne kube dina fernandez protesta ne kube

Sondazh

Poll