Bota

‘Po merr fund misteri’, kryetari i Komunës njofton konferencë shtypi ku do të publikohen të dhëna mbi situatën aktuale

15 Korrik 2021, 12:05 Nga DOSJA
‘Po merr fund misteri’, kryetari i Komunës njofton

KOSOVË– Afro 2 mijë qytetarë të Komunës së Deçanit, që nga e diela janë duke u përballur me simptoma të helmimit, e që dyshohej se shkak ishte uji i ujësjellësit.

Ndërkohë në një lidhje telefonike me emisionin “Shqipëria Live”, ai u shpreh se situata është në përmirësim e sipër. Ramosaj u shpreh se tashmë janë afër rezultatit për të gjetur shkakun e këtij helmimi.

Dyshohet një baktere e përzier me ujin për shkak të shiut, lajm i mirë që dimë nga erdhi ky helmim. Po ashtu lajm i mirë që kemi më pak të shtruar në spital”, tha kryetari i Komunës së Deçanit.

Kryetari i komunës, Bashkim Ramosaj pak minuta më parë ka bërë një postim në Facebook ku ka shkruar se “Po merr fund “misteri”, populli nuk ja huq kurrë”.

Ramosaj nuk ka pranuar të komentoj më tej duke theksuar se gjithçka do të bëhet publike në një konferencë në orën 16:00.

Lajmi kryesor/ Deçani në gjendje të JASHTËZAKONSHME prej 5 ditësh/ 1.500 qytetarë të helmuar mes tyre 51 fëmijë! Rezultatet e IKSHPK: Uji nuk është i kontaminuar. Qytetarët AKUZOJNË serbët

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora bashkim ramosaj helmimi i banoreve te decanit bashkim ramosaj helmimi i banoreve te decanit

Sondazh

Poll