Gjykata e Evropiane e Drejtësisë lejon kompanitë të ndalojnë vendosjen e shamisë në kokë
15 Korrik 2021, 12:49Nga DOSJA
BRUKSEL– Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka marrë vendim që kompanitë mund të ndalojnë vendosjen e mbulesës myslimane në kokë, me kushte të caktuara.
Kjo Gjykatë, ka thënë në vendimin e saj se kompanitë duhet të tregojnë një arsye të vërtetë kur vendosin që t’ia ndalojnë ndonjë punëtoreje vendosjen e mbulesës në kokë, dhe duhet të kenë parasysh kontekstin specifik kombëtar.
“Ndalimi i vendosjes së diçkaje që shpërfaq besime politike, filozofike apo fetare në vendin e punës, mund të arsyetohet me nevojën e punëdhënësit për të paraqitur një imazh neutral te konsumatorët, apo për të parandaluar mosmarrëveshje shoqërore”, ka thënë Gjykata.
“Megjithatë, ky arsyetim duhet të jetë në përputhje me nevojën e sinqertë të punëdhënësit dhe, bazuar në të drejtat dhe interesat në fjalë, gjykatat kombëtare mund të marrin parasysh kontekstin specifik të shtetit të tyre, me qëllim të mbrojtjes së lirisë fetare”, është thënë në vendim.
Në qendër të këtij vendimi ka qenë rasti i dy grave myslimane në Gjermani, të cilat kanë çuar në gjyq punëdhënësit e tyre, pasi u është thënë të mos vendosin mbulesën.
Shumë gra myslimane e konsiderojnë vendosjen e mbulesës në kokë, si element kyç të besimit të tyre.
Gjykatat gjermane tani do të vendosin nëse do të përdorin vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, kur të marrin vendimin përfundimtar për këto dy raste.
Marrë nga REL.
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
GREQI- Detaje të reja janë publikuar nga policia greke rreth vrasjes së 27-vjeçarit shqiptar në Mykonos të Greqisë.Sipas mediave greke, policia ka zbardh...
KUBË- Youtuberja kubaneze Dina Fernandez, e njohur si Dina Stars, tha se ajo po merrej nga forcat e sigurimit të shtetit kuban në Havana gjatë një intervis...
BRAZIL– Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, mund të detyrohet të nënshtrohet një operacioni urgjent pasi ai u dërgua me urgjencë në spital në orët e para të s...
KOSOVË– Afro 2 mijë qytetarë të Komunës së Deçanit, që nga e diela janë duke u përballur me simptoma të helmimit, e që dyshohej se shkak ishte uji i...
INDI– Një grua ka sjellë në jetë një foshnjë me tre kokë në Uttar Pradesh të Indisë, e cila ka shokuar të gjithë komunitetin vendas.Fëmija ka tërhequr pel...
BULLGARI– Prezantuesi televiziv, Slavi Trifonov, bëri atë që asnjë politikan në Bullgari nuk e bëri dot gjatë 12 vjetëve të fundit: mundi partinë e ish-kryemini...
UKRAINË- Pushuesit që ndodheshin në plazhin e Detit të Zi, në Odesa të Ukrainës kanë mbetur ‘gojëhapur’ kur kanë parë tatuazhet në trupin e një gruaje.Në f...