Bota

Qeveria e Kubës ‘dorëzohet’ para protestuesve, hiqet dogana mbi ushqimet dhe medikamentet, Cruz: Do të vlerësojm

15 Korrik 2021, 11:20 Nga DOSJA
Qeveria e Kubës ‘dorëzohet’ para protestuesve, hiqet

KUBË– Kuba ka hequr përkohësisht detyrimet e importit për ushqimin, ilaçet dhe gjërat e tjera të domosdoshme pas trazirave të fundit. Që nga e hëna e ardhshme, nuk do të ketë asnjë kufizim për mallrat e tilla të sjella nga udhëtarët deri në fund të vitit.

Sipas BBC, kryeministri i vendit, Manuel Marrero Cruz njoftoi ndryshimin të Mërkurën në një takim të transmetuar në televizionin shtetëror.

Ishte një kërkesë e bërë nga shumë persona dhe ishte e nevojshme të merrej ky vendim. Qeveria “do të vlerësojë gjërat” pas 31 dhjetorit.”-tha ai.

Mijëra kuban dolën në rrugë të Dielën në protesta mbi mungesën e ushqimit dhe ilaçeve, rritjen e çmimeve dhe trajtimin e qeverisë të Covid-19. Një kërkesë që ata kishin ishte që njerëzit që mbërrinin në Kubë të sillnin furnizime pa paguar detyrime doganore.

Kuba ka fajësuar SHBA-në dhe sanksionet e saj ekonomike për protestat dhe problemet më të gjera të Kubës. Të mërkurën SHBA-ja bëri thirrje për lirimin e të gjithë protestuesve të arrestuar në Kubë gjatë trazirave të fundit.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota kuba lehteson detyrimet doganore manuel marrero cruz protesta ne kube kuba lehteson detyrimet doganore manuel marrero cruz protesta ne kube

Sondazh

Poll