Nuk i pushonte lemza prej 10 ditësh, presidenti i Brazilit do ti nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale
15 Korrik 2021, 12:25Nga DOSJA
BRAZIL– Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, mund të detyrohet të nënshtrohet një operacioni urgjent pasi ai u dërgua me urgjencë në spital në orët e para të së Mërkurës duke u ankuar për dhimbje barku.
Bolsonaro, 66 vjeç, thuhet se u shtrua në një spital ushtarak në kryeqytetin Brasília rreth orës 4 të mëngjesit, pasi u godit nga një periudhë e pandërprerë lemze që ka zgjatur për më shumë se 10 ditë.
Sipas Guardian, të mërkurën pasdite presidenca njoftoi se udhëheqësi i Brazilit po transferohej në São Paulo pasi Antônio Luiz Macedo, kirurgu që operoi Bolsonaro pasi u u godit me thikë pak para zgjedhjeve të 2018, e diagnostikoi atë me një bllokim të zorrëve.
Në një deklaratë, presidenca tha se teste shtesë do të kryheshin në São Paulo, e cila është shtëpia e disa prej qendrave kryesore mjekësore të Brazilit, për të përcaktuar nëse Bolsonaro kishte nevojë për operacion urgjent.
Një fotografi e Bolsonaron i shtrirë në një shtrat spitali, pranë së cilit qëndronte mesa duket një prift i cili i prek shpatullën e djathtv, u botua në llogaritë e presidentit në mediat sociale së bashku me mesazhin: “Dashtë Zoti, ne do të kthehemi së shpejti. Brazili është i yni.”
Gjatë një udhëtimi në Brazilin jugor të Premten e kaluar, Bolsonaro thuhet se u desh të braktisë një darkë ku po merrte pjesë pasi u ndje keq. Në një transmetim të fundit të mediave sociale, Bolsonaro tha se problemi i tij me lemzën kishte filluar pasi ai iu nënshtrua një operacioni dentar në 3 qershor dhe sipas tij shkak u bënë mjekimet që kishte marrë.
(d.a/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KOSOVË– Afro 2 mijë qytetarë të Komunës së Deçanit, që nga e diela janë duke u përballur me simptoma të helmimit, e që dyshohej se shkak ishte uji i...
INDI– Një grua ka sjellë në jetë një foshnjë me tre kokë në Uttar Pradesh të Indisë, e cila ka shokuar të gjithë komunitetin vendas.Fëmija ka tërhequr pel...
BULLGARI– Prezantuesi televiziv, Slavi Trifonov, bëri atë që asnjë politikan në Bullgari nuk e bëri dot gjatë 12 vjetëve të fundit: mundi partinë e ish-kryemini...
UKRAINË- Pushuesit që ndodheshin në plazhin e Detit të Zi, në Odesa të Ukrainës kanë mbetur ‘gojëhapur’ kur kanë parë tatuazhet në trupin e një gruaje.Në f...
INDI– Banka qendrore e Indisë ka ndaluar Mastercard për një kohë të pacaktuar nga lëshimi i kartave të reja të debitit ose të kreditit për klientët vendas...
GJERMANI– Puna më jep shumë kënaqësi, jam i entuziasmuar dhe mësoj shumë”, thotë Fabian Rojas. Që nga tetori i vitit të kaluar argjentinasi 26-vjeçar pun...
SHBA– “Angela Merkel e ka veshur pozicionin e saj shumë të rëndësishëm me dinjitet dhe ka marrë vendime shumë të vështira. Ajo ka bërë atë, që ishte...