Bota

E reja në Ukrainë ‘tmerron’ plazhistët’, mban në trup tatuazhin me kryqin e thyer nazist dhe portretin e Hitlerit

15 Korrik 2021, 09:53 Nga DOSJA
E reja në Ukrainë ‘tmerron’ plazhistët’, mban

UKRAINË- Pushuesit që ndodheshin në plazhin e Detit të Zi, në Odesa të Ukrainës kanë mbetur ‘gojëhapur’ kur kanë parë tatuazhet në trupin e një gruaje.

Në fotot e publikuara në mediat vendase dy ditë më parë në plazhin e Odesa, shihet gruaja që ecën normalisht mes çadrave më rrobabanjo të sipërme të kuqe, e cila në të pasmen e djathtë ka një tatuazh me kryqin e kthyer nazist.

Ndërsa një portret i Adolf Hitler shihet në formë tatuazhi në dorën e saj të djathtë.

Ashtu si dhe të tjerët edhe unë mbeta me gojë hapur kur pashë zgjedhjet e tatuazheve që vajza kishte bërë”, tha dëshmitarja.

Dëshmitarët thonin më tej se gruaja me tatuazhet duhet të largohej nga plazhi pak pas ardhjes, pasi pushuesit e tjerë nisën të shprehnin mos-aprovimin e tyre për imazhet e tatuazheve të saj.

Simbolet naziste apo propaganda e nazizmit janë të ndaluara dhe konsiderohen shkelje kriminale në Ukrainë, të dënueshme me deri në pesë vjet burg. Policia vendase ende nuk ka komentuar mbi incidentin.

Muajin e kaluar në Austri një ushtarak neo-Nazist u dënua me burgim kur iu zbulua tatuazhi i kryqit të thyer në testikuj.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota adolf hitler guraja me tatuazhe naziste plazhi odesa adolf hitler guraja me tatuazhe naziste plazhi odesa

Sondazh

Poll