Politike

Basha mesazh Ramës: Vendos interesat e qytetarëve mbi të tuat, largohu që të integrohemi në BE

29 Maj 2019, 16:18 Nga DOSJA
Basha mesazh Ramës: Vendos interesat e qytetarëve mbi të tuat,

FIER- Lulzim Basha nga takimi me qytetarët në Fier, tha se  rruga e Shqipërisë në BE haopet vetëm me largimin e Edi Ramës. Basha u shpreh se Rama nuk do t’ia dijë për qytetarët që të vë interesat e tyre mbi të tijat dhe të largohet nga posti që mban.

“Zgjidhja është e thjeshtë nëse Edi Rama një herë në jetën e tij, një çast në jetën e tij, do të vendoste interesin tuaj, për interesin e vendit, interesin e qytetarëve të thjeshtë të këtij vendi, jo të oligarkëve jo të banditëve, jo të vetës dhe pushtetit të tij, jo të pasurisë së tij, por interesin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Zgjidhja është e thjeshtë: largimi i tij i hapë rrugë zgjidhjes politike, një qeverie të integrimit europian që do të mundësojë zbatimin e kushteve që Edi Rama dhe banda e tij, nuk i zbatojnë, sepse janë në konflikt interesi me to. Zgjedhje të lira e të ndershme, dënimin e politikanëve të kapur me krimin në shitblerje votash. Nuk ka vend që i hapen negociatat në BE pa zgjedhje të lira. Nuk ka vend në BE që i hapen negociatat me shitblerje votash me krimin.Largimi i Edi Ramës, qeveri tranzitore, zgjedhje të lira dhe të ndershme, janë rruga jonë drejt Bashkimit Europian”, u shpreh kreu i PD.

Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me qytetarë në Fier. Basha akuzoi Ramës se po pengon integrimin e Shqipërisë në BE. Kreu i opozitës tha se progres-raporti është pozitiv, por në qershor ne do të kemi përgjigje negative nga unioni.

(A.B & A.S/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama integrimi i shqiperise ne be largimi i rames lulzim basha progres raporti për shqipërinë rama ik edi rama integrimi i shqiperise ne be largimi i rames lulzim basha progres raporti për shqipërinë rama ik

Sondazh

Poll