Bota

Nis mbledhja e qeverisë në Kosovë, në mungesë të Albin Kurtit drejton Besnik Bislimi, flitet për gjendjen e Deçanit, Vit

14 Korrik 2021, 14:08 Nga DOSJA
Nis mbledhja e qeverisë në Kosovë, në mungesë të

KOSOVË– Mbledhja e Qeverisë së Kosovës ka nisur, ku po dikutohet ndër të tjera edhe për situatën në Deçan. Mbledhjen po e drejton zëvëndëskryeministri, Besnik Bislimi, pasi shefi i ekzekutivit, Albin Kurti, nuk ndodhet në Kosovë.

Gjatë mbledhjes, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se mostrat e atyre që dyshohen të jenë helmuar në Deçan do të dërgohen jashtë vendit për analizë.

“Sot janë përgatitur edhe një numër i mostrave të cilat do të dalin jashtë vendit për analiza më specifike të cilat nuk bëhen në Republikën e Kosovës. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me Bashkim Ramosajn dhe QKMF-në, dhe për çdo gjë do të na mbajnë të informuar. Situata sot është me qetë dhe ka pasur fluks më të vogël”, ka deklaruar Vitia.

Lajm kryesor: Deçani në gjendje të JASHTËZAKONSHME/ 1.500 qytetarë të helmuar, 51 fëmijë, 2 viktima! Rezultatet e IKSHPK: Uji nuk është i kontaminuar

(e.k/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora

Sondazh

Poll