Bota

Papa Francesku lë përfundimisht spitalin, para se të kthehej në Vatikan vizitoi ikonën e Virgin Salus, e falenderon për su

14 Korrik 2021, 13:27 Nga DOSJA
Papa Francesku lë përfundimisht spitalin, para se të kthehej

ITALI-Papa Françesku ka lënë spitalin ditën e sotme 10 ditë pas shtrimit në spital, pas një ndërhyrje delikatë në zorrën e trashë.

Mediat italiane bëjnë me dije se ai u largua nga spitali gjatë paraditës së sotme, konkretisht në orën 10:45 me makinën që e shoqëron zakonisht. Para se të kthehej në Vatikan, Papa viztoi Bazilikën e Santa Maria Maggiore ku përpara ikonës së Virgin Salus ai e falenderoi për suksesin e operacionit si dhe i kushtoi një lutje të gjithë të sëmurëve në veçanti për ditët kur Papa ishte në spital dhe skishte mundësi të jepte meshë për ta.

Françesku u operua më 4 korrik, operacioni i parë i madh që kur ai u bë papë në 2013. Ishte një procedurë e planifikuar për në fillim të korrikut kur audiencat e papës u pezulluan gjithsesi dhe Françesku normalisht do të merrte ca kohë pushim. Kreu i Vatikanit do t’i ketë disa javë të tjera për të rikuperuar para se të fillojë të udhëtojë përsëri në shtator.

Ka plane që ai të vizitojë Hungarinë dhe Sllovakinë në një udhëtim 12-15 shtator dhe më pas të bëjë një ndalesë të shpejtë në Glasgoë, Skoci, në nëntor për të marrë pjesë në konferencën e klimës COP26.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota papa françesku papa françesku del nga spitali papa françesku papa françesku del nga spitali

Sondazh

Poll