Bota

Covid Kosovë/ Asnjë viktimë dhe 12 raste të reja nga koronavirus në 24 orët e fundit 

14 Korrik 2021, 13:02 Nga DOSJA
Covid Kosovë/ Asnjë viktimë dhe 12 raste të reja nga

KOSOVË -Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, duke iu referuar të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, njofton se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka patur asnjë rast vdekje dhe janë regjistruar 12 raste të reja me coronavirus.

Rastet pozitive rezultuan pas testimit të 1,421 mostrave të testeve të kryera nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ndërsa 14 pacientë u shëruan.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

14 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.518 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 282.180 doza të vaksinës. Deri më sot 78.298 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.421 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.509. Në total numri i rasteve aktive është 106.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora bilanci i covid kosove covid kosove bilanci i covid kosove covid kosove

Sondazh

Poll