Aktualitet

14 Korrik 2021, 16:08 Nga DOSJA

TIRANË– Gazetarja Anila Hoxha ka treguar se ditën e premte, ish-drejtoresha e prokurimeve publike në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari kishtëe të skeduluar një takim ku do të merrte pjesë si drejtoreshë e prokurorimeve publike

E ftuar ditën e sotme në emisionin “Breaking”, gazetarja theksoi se kjo duket si rastësi, por ajo kishte skeduluar takimin, e më pas dha dorëheqjen sepse mund të ketë marrë ndonjë informacion.

Edlira Naqellari, e cila është zyrtarja me e lartë e arrestuar për skandalin e uniformave, në të vërtetë u largua nga detyra 8 ditë më parë. Mund të duket si një rastësi shumë e madhe, por unë kam të dhëna se Naqellari kishte planifikuar të ishte në një takim si drejtoreshë këtë të premte. Kjo do të thotë se një informacion ka rrjedhur dhe diçka ka ndodhur, ndërkoh të arrestohej si drejtoreshë e institucionit përkatës. Bazohem te axhenda, ku ajo duhet të ishte në takim dhe të përfaqësonte drejtorinë e prokurimeve publike”, -tha gazetarja.

Axhendën e takimit të skeduluar, gazetarja Anila Hoxha e ka postuar edhe në rrjetet sociale, ku shkruan “Drejtoresha duhet të ishte tek ky trajnimi ne datën 16 korrik 2021, por u dorehoq dhe pastaj u arrestua për skandalin e uniformave”.

Edlira Naqellari ra në pranga nga Operacioni antikorrupsion nga SPAK, ku u arrestuan gjithesj 8 zyrtarë dhe ish zyrtarë të Ministrisë së Brendshme dhe një është lënë në “arrest shtëpie”. Operacioni kishet lidhje me tenderin e uniformave të policisë me vlerë 2.8 miliardë lekë.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet anila hoxha edlira naqellari spak ne ministri anila hoxha edlira naqellari spak ne ministri

Sondazh

Poll