Aktualitet

I veshur me pallto në mes të korrikut! Gjesti i shqiptarit ra në sy të Policisë italiane, i riu ecte me pultin e garazhit m

14 Korrik 2021, 15:48 Nga DOSJA
I veshur me pallto në mes të korrikut! Gjesti i shqiptarit ra në

ITALI- Një shqiptar është prangosur nga Policia italiane. Ai ishte duke udhëtuar mbi një scooter, por ajo që ka tërhequr vëmendjen e policisë financiare, ka qënë fakti se burri mbante veshur një pallto dimri në mes të korrikut. Policëve u ka bërë përshtypje kjo gjë dhe e kanë ndaluar.

Por për çudinë e tyre, ai e ka braktisur scooterin dhe ka vrapuar në këmbë. Policët e kanë ndjekur dhe kanë arritur ta ndalojnë teksa tentonte të futej në një garazh. Gjatë kontrollit, në xhepa i kanë gjetur 215 gramë marijuana dhe 2 gram kokainë. 

Por kjo nuk është e gjitha. Gjatë arratisjes me vrap burrit i kishte rënë një pult që dukej se hapte garazhin. Me pultin, policët arritën të hapin derën e garazhit ku një tjetër scooter dhe një makinë ishin parkuar. Brenda makinës ishin të fshehura më shumë se 63 kg marijuanë, që ishin vendosur brenda disa sferave të kuqe.

Droga e kapur do i sillte shqiptarit, ende të paidentifikuar, një fitim prej më shumë se 200,000 euro nëse do kishte arritur që ta tregtonte. Po ashtu u bë me dije se shqiptari, nuk ishte i panjohur për Policinë Italiane.

Marrë nga milanotoday.it

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali itali arrestohet shqiptari ne itali itali

Sondazh

Poll