Aktualitet

COVID-19 në Shqipëri, MSH: Asnjë humbje jete, 8 raste të reja të infektuara nga koronavirusi

14 Korrik 2021, 14:47 Nga DOSJA
COVID-19 në Shqipëri, MSH: Asnjë humbje jete, 8 raste të

TIRANË– Edhe sot asnjë viktimë nga pandemia e koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 8 raste të reja, ndërsa 101 pacientë janë aktivë në të gjithë vendin. Sipas Ministrisë, në spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 8 pacientë, ndërsa 6 qytetarë janë shëruar.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit, nga 4136 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me coronavirus 8 qytetarë. Aktualisht janë 101 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv, ndërsa janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,059 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (14 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 8
Të shëruar në 24 orë 6
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 4136

Testime totale 843,439
Raste pozitive 132,616
Raste të shëruara 130,059
Raste Aktive 101
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 43
Elbasan 11
Fier 10
Vlorë 10
Korçë 8
Shkodër 6
Lezhë 5
Durrës 4
Kukës 2
Gjirokastër 2

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise pandemia e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise pandemia e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll