Aktualitet

Punimet në aksin Tiranë-Elbasan, ARRSH nxjerr SKEMËN e lëvizjes: Do kufizohet koha e lëvizjes së automjeteve

14 Korrik 2021, 15:44 Nga DOSJA
Punimet në aksin Tiranë-Elbasan, ARRSH nxjerr SKEMËN e

TIRANË– Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë lajmërimin për të gjithë shoferët që do të qarkullojnë nesër në aksin Tiranë-Elbasan. Në këtë aks do të fillojë ndërtimi/riparimi i trafik ndarëseve prej betoni, ndaj dhe do të ketë ngushtim të karrexhatës, kështu që janë publikuar edhe skemat e lëvizjes.

Njoftim për median dhe opinion publik

Në vijim të mirëmbajtjes së vazhdueshme, nesër, datë 15 korrik, ora 07:30 në aksin Tiranë-Elbasan do të fillojë ndërtimi/riparimi i trafik ndarëseve prej betoni (New Jersey). Punimet do të sjellin një ngushtim të përkohshëm të karrexhatës për të dyja drejtimet e lëvizjes si Tiranë-Elbasan edhe anasjelltas, nga km 10+100 (400 m pa shkuar te rrethrrotullimi i Ibës) dhe km 10+800 (pa shkuar te rrëshqitja e Ibës). Autoriteti Rrugor së bashku me kontraktorin dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për të mos penguar trafikun. Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës, bizneseve dhe banorëve për këto punime që do të kryhen në rrugë.

POSTIMI I PLOTË:

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrsh punimet ne aksin tirane-elbasan arrsh punimet ne aksin tirane-elbasan

Sondazh

Poll