Aktualitet

Kishte probleme me pasurinë! KPA lë në fuqi vendimin e KPK për ish-Kryetaren e Gjykatës Administrative Shkodër, Valbona Se

14 Korrik 2021, 15:21 Nga DOSJA
Kishte probleme me pasurinë! KPA lë në fuqi vendimin e KPK

TIRANË- Komisioni i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra të ish-Kryetares së Gjykatës Administrative Shkodër, Valbona Seknaj. KPK e shkarkoi nga detyra Valbona Seknajn (Durraj), pasi kishte probleme me pasurinë, ndërsa sot KPA ka vendosur që të lërë në fuqi vendimin. 

Njoftim vendimi:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.52/2019, datë 22.10.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Valbona Seknaj (Durraj), kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 175, datë 04.07.2019. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: 1. Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 175, datë 04.07.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Valbona Seknaj (Durraj). 2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 14.07.2021.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet shkarkohet valbona seknaj valbona seknaj valbona seknajn shkarkohet valbona seknaj valbona seknaj valbona seknajn

Sondazh

Poll