U përplas me policët bashkiakë, flet e moshuara nga Fushë-Kruja: Djali më ka vdekur! Unë i thashë gjallë karrocën s’u
14 Korrik 2021, 15:29Nga DOSJA
TIRANË– E moshuara, e cila dje u kthyer në qendrën e vëmendjes së mediave, ka folur me zë dhe figurë lidhur me çfarë ka ndodhur në përplasjen e saj me punonjësit e policisë bashkiake të Tiranës.
E moshuara, e cila ka humbur një djalë, tregon se policët deshën që t’i merrnin karrocën por ajo nuk i lejo, ndaj dhe preferoi që t’i hidhte produktet në rrugës. Sipas saj, efektivët ua marrin frutat dhe perimet, për t’i ndarë me njëri-tjetrin. Po ashtu e moshuara tregoi edhe historinë e vështirë të jetë, duke përmendur ndarjen nga jeta të djalit.
“Erdhën dhe donin të më merrnin karrocën. Iu thashë ‘gjallë në botë karrocën nuk e jap’. Edhe unë një të marrë karrocën dhe ma kthyen. Unë jetoj në Fushë Krujë. Më kanë ngacmuar, edhe njëherë ma kanë marrë karrocën. Unë jam fshatare vetë dhe i shes në Tiranës frutat dhe perimet. Unë nuk di sa lekë fitoj. Edhe 10 mijë lekë. Ata mallin e marrin dhe i ndajnë me njëri-tjetrin (flet për policët bashkiakë). I kam parë, unë i marrin për vetë. Është një grua prej Bubqit dhe ia marrin përditë. Tek unë nuk kanë marrë. Më ka vdekur një djalë. Iu mbush mëlçia me ujë. Kam fëmijë të tjerë,“-tregoi ajo.
Dje, e moshuara mobilizoi një rrjet të tërë kundër dhunës që efektivët e Bashkisë së Tiranës përdorin ndaj shitësve ambulantë dhe endacakëve në rrugët e kryeqytetit. Qytetarët kanë kërkuar shkarkimin e tyre, por deri më tani nuk aka asnjë reagim.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË- Komisioni i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra të ish-Kryetares së Gjykatës Administrative Shkodër, Valb...
Në dy takime me kryebashkiakët dhe me ministrat e drejtuesit e institucioneve që ligji u njeh të drejtën e mbajtjes së tenderave, Kryeministri Edi Rama ka folur...
GJERMANI– Drejtuesja e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal të Ballkanit Perëndimir, Majlina Bregu së bashku me një ish-diplomat të artë gjerman Wolfgang Ischinge...
TIRANË– Policia e Tiranës ka vijuar kontrollet në rrugë, ku janë evidentuar qindra raste të shkeljes së rregullave, raste të cilat bëhen shkak për ak...
TIRANË– Edhe sot asnjë viktimë nga pandemia e koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 8 rast...
TIRANË- GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për ish-prokurorin e Sarandës, Sali Hasa, i cili u arrestua nga SPAK si pjesë e një grupi t...
Pasi SHBA e konsideron korrupsionit si cënim të sigurisë kombëtare të saj dhe të miqve dhe aleatëve, SPAK-u vazhdon të dërgojë dosje në Gjykatën Kundër Korrupsi...
GJIROKASTËR– Në vjeshtë pritet të fillojë ndërhyrja për ndërtimin e pritës mbrojtëse pranë pallatit 5-katësh në lagjen “ Punëtori” në Gjirokastër.Sht...