Aktualitet

Hajdut SERIAL/ Ishte kthyer në problem për banorët, arrestohet 23-vjeçari në Berat

14 Korrik 2021, 07:06 Nga DOSJA
Hajdut SERIAL/ Ishte kthyer në problem për banorët, arrestohet

BERAT– Policia e Beratit ka arrestuar një 23-vjeçar, i cili ishte kthyer në makthin e banorëve të qytetit, pasi akuzohet se është autor i një sërë vjedhjeve në disa banesa. Ai ka tentuar të vjedhë në një banesë dy celularë dhe një portofol. Ai akuzohet dhe si autor i një vjedhje të ndodhur më parë në banesën e shtetasit B.S, ku ka marrë një sasi lekësh.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tenton të vjedhë në një banesë, arrestohet në flagrancë 23-vjeçari, i cili dyshohet dhe si autor i një vjedhje të ndodhur më parë.Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.Z., 23 vjeç, banues në lagjen 30 Vjetori, Berat, pasi ka tentuar të vjedhë dy aparate celular dhe një portofol në banesën e shtetases E.H.Gjithashtu dyshohet dhe si autor i një vjedhje të ndodhur më parë në banesën e shtetasit B.S, ku ka marrë një sasi lekësh. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet grabitesi ne berat grabitje ne berat arrestohet grabitesi ne berat grabitje ne berat

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Korrik 2021, 06:32

LEZHË– Një 14-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës, pasi është hapur me armë me vete. Gjatë kontrollit të ushtruar në një mjet taksi në të ci...