Do përfitonte qindra hektarë tokë në Portin e Durrësit, kompania “Moveo Albania” shkarkon përfaqësuesin e tyre, Oltia
TIRANË– Në media, qarkulloi lajmi se kompania me administrator Oltian Hoxholli ‘Symphony Real Estate Development’ do të përfitojë qindra hektarë tokë shtetërore falas në portin e Durrësit. Hoxholli rezultonte administrator i kompanisë “Moveo Albania”, e regjistruar më 12 dhjetor 2017 dhe e themeluar më 5 dhjetor 2017.
Në lidhje me këtë ka reaguar “Moveo Albania” duke thënë se nuk kanë pasur dijeni që Oltian Hoxholli, përfaqësuesi i tyre, përfaqësonte edhe kompani të tjera, ndaj kanë vendosur që ta shkarkojnë menjëherë nga detyra.
REAGIMI I KOMPANISË:
1. Oltian Hoxholli eshte avokat partner në studion ligjore LPA. Prej disa vitesh ai ka qene perfaqesues ligjor, i zgjedhur dhe si administrator i kompanise italiane Moveo. Ligji shqiptar kerkon qe ne rastin e kompanive te huaja, nje prej administratoreve te jete shqiptar dhe kompania italiane Moveo ka zgjedhur si bashke-administrator te Moveo Albania perfaqesuesin ligjor, Z. Hoxholli para disa vitesh.
2. Kompania Moveo Albania ka nisur aktivitetin ne vitin 2018. Objekti i aktivitetit te Moveo Albania eshte programimi i softuereve, zhvillimi dhe mirëmbajtja e sistemeve kompjuterike.
3. Ne asnje rast as Moveo Albania dhe as partneret e Moveo Italia nuk kane qene ne dijeni qe shtetasi Oltjan Hoxholli perfqesonte si administrator edhe kompani te tjera. Sapo mesuam sot nga mediat per perfshirjen e tij ne rastin e investimit ne portin e Durresit, vendosem shkarkimin e tij si administrator i Moveo Albania me efekt te menjehershem.
Po përse erdhi shkarkimi i Hoxhollit?
Ditën e djeshme u bë e ditur nga MCN se kompania ‘Symphony Real Estate Development’ do të përfitojë qindra hektarë tokë shtetërore falas në portin e Durrësit. Kjo kompani ka një kapital prej vetëm 10 mijë lekë dhe administrator i saj rezulton Oltjan Hoxholli, një avokat partner në studion ligjore LPA. Dokumentet e siguruara nga MCN, tregonin se në 25 maj të këtij viti, kjo kompani u regjistrua në Qendrën Kombëtare të Biznesit në emrin e Hoxhollit, i cili mesa duket është thjesht një nëpunës i emëruar. Pronari i Symphony Real Estate është një kompani guacke nga ishujt Kejmen e quajtur Symphony Invest limited.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sondazh
HAJDUTËT E KAMIONÇINAVE/ Vodhën mjetin e parkuar në Lushnje, arrestohen 2 persona, AUTORË të tre grabitjeve të mëparshme
LUSHNJE– Andi Orucai dhe Mariglen Kondi kanë rënë në prangat e Policisë pas njoftimit të shtetasit N.K. se i kishin vjedhur kamionçinën tip ‘Ford Tranzit...
Çfarë po ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme, 14 korrik 2021
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë artikull në lidhje me kokainën që futet në territo...
Banane me kokainë/ TRENDI më i fundit i transportimit të drogës, porositë që vijnë nga Ekuadori por që nuk shkojnë kurr
TIRANË– Kapja e 12 kilogramëve kokainë ditën e djeshme në Portin e Durrësit është sasia më e vogël e kapur deri më tani. Vetëm në 4 muajt e fundit 4 operac...
Dalin PËRGJIMET/ ‘Shko dhe gjej një si ai’! Kush është shqiptari misterioz që kërkonte kryemafiozi Toto Riina, më i m
ITALI– Një shqiptar ende i paidentifikuar, është shfaqur në përgjimet e kryemafiozit Toto Riina. Mediat italiane kanë publikuar disa përgjime të reja në lidhje ...
Qëndroni të hidratuar! Temperatura deri në 38°C, PARASHIKIMI i motit për ditën e sotme (HARTA LIVE)
TIRANË– Rikthehet në vend i nxehti afrikan! Orët me diell do të mbizotërojnë edhe për të mërkurën në vendin tonë. Vranësirat parashikohen të jenë të pakta ...
Frika nga Delta! Shqipëria ndër 4 vendet që kanë vaksinuar më pak popullsinë në Europë, procesi me hapa të ngadalësuar
Frika nga përhapja e variantit të virusit Delta ka bërë që të gjithë shtetet të përshpejtojnë ritmet e vaksinimit, si mënyra e vetme për të kaluar sa më lehtë n...
‘Ka marrë përfitime monetare’/ Zëri i Amerikës: SPAK, arrest për ish zv.ministren e Brendshme
Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njoftoi në mbrëmje se me kërkesë të saj Gjykata ka vendosur në “arr...
Afera me Fatos Tushen VETËM ‘maja e ajsbergut’! Bujar Murati mori 18 tendera të dyshimtë në 12 bashki, e shkuara
TIRANË– Biznesmeni Bujar Murati, i cili u arrestua disa ditë më parë me urdhër të SPAK për afera me tendera me ish-kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tu...
Ish-zv.ministrja në ‘arrest shtëpie’ pas ryshfetit për punësimin e së njohurës, si ra në rrjetën e SPAK Rovena Voda
Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me hetimin e SPAK, që çoi në ‘arrest shtëpie’ ish-zëvendësministren e Punëve të Brendshme, Rovena Voda. Ish-zyrt...