Bota

14 Korrik 2021, 06:39 Nga DOSJA

SHBA– Kurba COVID-19 në SHBA po rritet përsëri pas muajve të rënies, me numrin e rasteve të reja ditore që po dyfishohen gjatë tre javëve të fundit, të nxitur nga varianti Delta i cili përhapet shpejt, nivelet e vaksinimit të ulëta dhe tubimet e 4 korrikut.

Sipas mediave vendase, rastet e konfirmuara u ngjitën në një mesatare prej rreth 23,600 në ditë të hënën, nga 11,300 që ishin në 23 qershor, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. Dhe të gjitha, përveç dy shteteve, Maine dhe South Dakota raportuan se numri i rasteve është rritur gjatë dy javëve të fundit.

“Sigurisht që nuk është rastësi që ne po shikojmë saktësisht kohën kur do të presim që rastet të ndodhin pas fundjavës së katërt të korrikut”, tha Dr. Bill Powderly, bashkë-drejtor i sektorit të sëmundjeve infektive në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Uashingtonit në St. Louis.

Në total 55.6% e të gjithë amerikanëve kanë marrë të paktën një dozë vaksine COVID-19, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Pesë shtetet me kërcimin më të madh dy-javor në rastet për frymë të gjitha kishin norma më të ulëta të vaksinimit: Misuri, 45.9%; Arkansas, 43%; Nevada, 50.9%; Luiziana, 39.2%; dhe Utah, 49.5%.

Gjithsesi edhe pse po shënohet një rritje e rasteve me Covdi-19 në dy javët e fundit nga të dhënat shifrat janë shumë larg pikut që SHBA kaloi në Janar, ku aktualisht numri i jetëve të humbura është rreth 260 në ditë ndërsa në Janar mesatarja ishte rreth 3.400. Kjo sipas ekspertëve dëshmon efektivitetin e vaksinimit, e cila po parandalon infektimin dhe vdekjen nga koronavirusi.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota koronavirusi ne shba vaksinimi ne shba varianti delta koronavirusi ne shba vaksinimi ne shba varianti delta

Sondazh

Poll