Bota

E rëndë! Dy shqiptarë të rinj nga Kosova ndërrojnë jetë në aksidente të ndryshme në Slloveni

13 Korrik 2021, 19:17 Nga DOSJA
E rëndë! Dy shqiptarë të rinj nga Kosova ndërrojnë

SLLOVENI- Ambasada e Kosovës në Slloveni ka njoftuar se dy shtetas të Kosovës kanë ndërruar jetë ditën e djeshme në shtetin sllove.

Sipas njoftimit të saj dy shtetasit kanë vdekur si pasojë e aksidenteve të ndryshme.  Ilirijan Bytyqi 19-vjeç nga Suhareka ka humbur jetën në një aksident në punë ndërsa  Nazif Saramati, 34-vjeç, nga Prizreni, ka vdekur mbrëmë si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident.

Njoftimi i plotë i Ambasadës:

Telegram ngushëllimi Javë e rëndë për ne dhe diasporën tonë! Gjatë kësaj jave humbën jetën dy të rinjë nga Kosova. Ambasada e Republikës së Kosovës në Slloveni i shpreh ngushëllime Familjes Bytyqi nga Suhareka për Ilirijan Bytyqin 19 vjeç, i cili vdiq në një aksident në punë dhe po ashtu i shpreh ngushëllime Familjes Saramati nga Prizreni për Nazif Saramatin 34 vjeç, i cili ndrroi jetë mbrëmë në një aksident. Ndajmë dhimbjen me Familjet dhe shprehim ngushëllimet më të sinqerta. Ambasada është përkujdesur për procedurat përkatëse. Ambasadori Avni Kastrati dhe Stafi i Ambasadës

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora ilirijan bytyqi nazif saramati ilirijan bytyqi nazif saramati

Sondazh

Poll