Bota

Situata ALARMANTE me helmimin në Deçan/ Ngrihet shtabi emergjent, FSK nis shpërndarjen e ujit në fshatrat ku ka nevojë

14 Korrik 2021, 05:44 Nga DOSJA
Situata ALARMANTE me helmimin në Deçan/ Ngrihet shtabi emergjent,

KOSOVË– Ministri Armend Mehaj ka njoftuar se është ngritur gjendja e gatishmërisë së plotë operacionale e FSK-së, për t’iu dalë në ndihmë banorëve të Deçanit.

Përmes një shkrimi në Facebook, tha se përveç monitorimit të situatës, menjëherë janë aktivizuar në operacion Kompania e Specializuar për Detektimin e Materieve të Rrezikshme duke bërë analizat kimike dhe biologjike të mostrave të ujit.

“Krahas këtij aktiviteti, Kompania për Operacione Civile është angazhuar në vlerësimin e përgjithshëm të situatës së krijuar. Gjithashtu kemi dërguar oficerin ndërlidhës i cili do të jetë pjesë e Shtabit Emergjent në Komunën e Deçanit. Njësitet tona vazhdojnë operacionet dhe në bazë të vlerësimit të situatës, nëse shfaqet nevoja, do të aktivizojmë edhe njësitet tjera me resurset njerëzore profesionale me flotën e automjeteve dhe pajiset e specializuara. Operacionet tona zhvillohen pa ndërprerje 24 orë në 7 ditë të javës dhe në këtë mënyrë do të vazhdojmë deri në tejkalimin e situatës emergjente dhe rikthimin e gjendjes normale. Ky është Misioni ynë! Kjo është Detyra jonë!”, shtoi ai.

FSK-ja sot do të shpërndajë edhe ujë nëpër fshatrat ku ka nevojë.

Lajmi kryesor/Deçani në gjendje të JASHTËZAKONSHME/ 1.500 qytetarë të helmuar, 51 fëmijë, 2 viktima! Rezultatet e IKSHPK: Uji nuk është i kontaminuar

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora armend mehaj helmimi i banoreve te decanit armend mehaj helmimi i banoreve te decanit

Sondazh

Poll