Bota

U shmang tragjedia! Moti i keq në Itali gati sa nuk bën “hatanë”, dëmet që shkaktoi breshëri tek avioni “Boeing”

13 Korrik 2021, 21:00 Nga DOSJA
U shmang tragjedia! Moti i keq në Itali gati sa nuk bën

ITALI– Stuhi dhe reshje breshëri kanë pushtuar sot rajonet e Italisë Veriore, veçanërisht  në Piemonte. Moti i keq gjithashtu shkaktoi probleme pasdite për një fluturim nga aeroporti i Milanit për në New York.

“Boeing 777 -31H”, filloi ngjitjen por kur mbërriti në liqenin Orta kërkoi kthimin me shpejtësi në Malpensa. Piloti tentoi të ulej dy herë në pistë duke arritur që të “parkonte” vetëm në orën 18:00.

Siç duket edhe nga pamjet, e gjithë pjesa e parë e avionit, bashkë me xhamin ishin thuajse të dërrmuara nga breshëri. Megjithatë piloti vendosi të kthehej në Malpensa duke shmangur kështu një tragjedi. 

Marrë nga inmeteo.net

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni incidenti me avionin ne malpensa itali incidenti me avionin ne malpensa itali

Sondazh

Poll