Bota

Helmimi masiv në Deçan/ IKSHPK nxjerr REZULTATET: Analizat tregojnë se uji nuk është i kontaminuar, nuk i helmoi qytetarët

14 Korrik 2021, 06:10 Nga DOSJA
Helmimi masiv në Deçan/ IKSHPK nxjerr REZULTATET: Analizat

KOSOVË– Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se analizat mikrobiologjike të mostrave në rastin e helmimit të banorëve në Komunën e Deçanit, kanë dalë negative.

Sipas konfirmimit të IKSHPK-së, bazuar në rezultatet e fundit, uji nuk është faktor kontaminues që ka ndikuar në helmimin e banorëve të Deçanit. Infektologu në Spitalin e Pejës Halil Komoni thotë se nuk ka vend për panik me situatën e helmimeve në Deçan.

“Gjërat fillestare flasin për një fatkeqësie elementare natyrore. Bëhet fjalë për një epidemi hidrike, sipas të gjitha gjasave, mirëpo nuk ka hapësirë për panik, por ka hapësirë për ndihmë dhe solidaritet”, tha Komoni.

Prej tre ditësh në Deçan janë helmuar mbi 1000 qytetarë. Qyteti është në gjendje të jashtëzakonshme, ndërkohë që nga dita e shtunë e deri më sot në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Deçan kanë kërkuar ndihmë shëndetësore mbi 1 mijë pacientë, ndërsa qindra prej tyre i kanë simptomat e njëjta të helmimit.

Lajmi kryesor/Deçani në gjendje të JASHTËZAKONSHME/ 1.500 qytetarë të helmuar, 51 fëmijë, 2 viktima! Rezultatet e IKSHPK: Uji nuk është i kontaminuar

 

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora helmohen qytetaret ne decan helmohen qytetaret ne decan

Sondazh

Poll