Bota

Deçani në gjendje të JASHTËZAKONSHME/ 1.500 qytetarë të helmuar, 51 fëmijë, 2 viktima! Rezultatet e IKSHPK: Uji nuk ësh

14 Korrik 2021, 06:21 Nga DOSJA
Deçani në gjendje të JASHTËZAKONSHME/ 1.500 qytetarë

KOSOVË– Numri i të helmuarve në Komunën e Deçanit ka arritur në 1.500 ku 51 ndër to janë fëmijë. Fatkeqësisht 2 persona kanë humbur jetën nga helmimi që vazhdon prej tre ditësh në Deçan të Kosovës. Trupat e viktimave janë dërguar për autopsi, ndërkohë që lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Që nga dita e shtunë e deri më tani kanë kërkuar ndihmë shëndetësore 77 qytetarë nga Deçani dhe atë 51 në repartin e pediatrisë dhe 26 në emergjencë“, kanë thënë zyrtarë për informim të Spitalit të Pejës.

Ditën e sotme, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se analizat mikrobiologjike të mostrave në rastin e helmimit të banorëve në Komunën e Deçanit, kanë dalë negative. Sipas konfirmimit të IKSHPK-së, bazuar në rezultatet e fundit, uji nuk është faktor kontaminues që ka ndikuar në helmimin e banorëve të Deçanit. Infektologu në Spitalin e Pejës Halil Komoni thotë se nuk ka vend për panik me situatën e helmimeve në Deçan. FSK-ja sot do të shpërndajë edhe ujë nëpër fshatrat ku ka nevojë.

Mister mbetet se nëse uji nuk është shkak i helmimit të qytetarëve, kush mund të jetë? 

Komuna e Deçanit, në bazë të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe Ligjit për Parandalimin dhe Sëmundjeve Ngjitëse të Statutit të komunës së Deçanit, mori ditën e djeshme vendimin që të shpallet gjendje emergjente në tërë territorin e kësaj komune.

Prej tre ditësh, komuna e Deçanit nuk mund të konsumojë ujin e pijshëm të zonës. Me rreth 1500 qytetarë janë shtruar në spital me simptoma helmimi, duke ngritur alarmin e autoriteteve vendase. Kompania ‘Hidrodini’ bëri thirrje që mos të konsumohet uji derisa të dalë përgjigja laboratorike e mostrave.

(a.b/d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora bashkim ramosaj driton rugova helmimi i banoreve te decanit selmon berisha bashkim ramosaj driton rugova helmimi i banoreve te decanit selmon berisha

Sondazh

Poll