Bota

Merr flakë autobusi në Itali me 24 fëmijë brenda, shoferi bëhet HERO, i shpëton të gjithë

13 Korrik 2021, 19:38 Nga DOSJA
Merr flakë autobusi në Itali me 24 fëmijë brenda, shoferi

ITALI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një autobus me 24 fëmijë ka marrë flakë në tunel në Lecco, por fatmirësisht nuk ka patur pasoja fatale pasi shoferi i autobusit i ka shpëtuar të gjithë fëmijët.

Mediat italiane raportojnë se ai arriti të zbriste të gjithë fëmijët me shpejtësi para se flakët të përfshinin të gjithë autobusin dhe gjendja të bëhej e rëndë.

Shtatë nga fëmijët janë dërguar në spital për ekzaminime, por gjendja e tyre nuk është shqetësuese dhe është kostatur se shkaku i ngjarjes ishte plasja e gomës së autobusit.

Kur kuptova se çfarë po ndodhte, përparësia ishte të shpëtonim jetën e fëmijëve” u shpreh ai pas ngjarjes.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota digjet autobusi ne itali digjet autobusi ne itali

Sondazh

Poll