Sport

Prapaskenat e zgjedhjes së penalltive, Southgate kishte vendosur të godiste edhe portieri, ja momenti që nuk u kap nga kamera

13 Korrik 2021, 14:53 Nga DOSJA
Prapaskenat e zgjedhjes së penalltive, Southgate kishte vendosur të

ANGLI-Italia e Roberto Mancinit, kampione e Europës për herë të dytë në histori. Lotaria e penaltive i buzëqeshi Italisë, falë edhe Gigio Donnarummas që priti dy penallitë e fundit të Sanchos dhe Saka.Vendimi për t’i dhënë 19-vjeçarit penalltinë e fundit është kritikuar nga opinion sportiv.

Raheem Sterling dhe Jack Grealish ishin në dispozicion për të marrë përgjegjësitë e goditjes, por asnjëri nuk u thirr nga Gareth Southgate.Në fakt nëse Saka do të kishte shënuar atëherë lojtari që ishte pas tij ishte zgjedhur Jordan Pickford, si goditësi i gjashtë i Anglisë.

 

Rashford, Sancho and Saka agreeing to take penalties. Real warriors?? pic.twitter.com/VRaD4xFv1q

— Asad (@asxd_98) July 12, 2021

Southgate shkon fillimisht te Rashford, Sancho dhe më pas te Saka, para se të ketë një fjalë me Pickford, gjë që do të sugjeronte që lojtari i Evertonit ishte i gjashti në listën e teknikut.Ishte një veprim i guximshëm nga Southgate, që edhe pse mendoi të surprizonte italianët, nuk ia arriti qëllimit me trofeun që përfundoi në Romë.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport anglia euro 2020 italia pickford southgate anglia euro 2020 italia pickford southgate

Sondazh

Poll