Sport

Sergio Ramos në Paris, bashkëshortja prezantuese në Spanjë. Çifti blen një avion privat, do të jetë në dispozicion të

13 Korrik 2021, 14:50 Nga DOSJA

FRANCE – Sapo të fillojë sezoni, Sergio Ramos dhe Pilar Rubio, së bashku me katër fëmijët e tyre, do të jetojnë në shtëpinë e re në “Neuilly-sur-Seine”, një nga lagjet më të sofistikuara në Paris. Mbrojtësi do të përqendrohet të japë maksimumin për klubin e tij të ri, Paris SG, ndërsa bashkëshortja e tij, një prezantuese televizive, do të vazhdojë punën në “El Hormiguero”.

Lajmi është konfirmuar nga vetë Pilar Rubio, në një imazh të prezantimit të ish-kapitenit “los blancos” me ekipin e ri: “Unë përballem me një nga sfidat më të komplikuara, të jem me familjen time, në të cilën të gjithë jemi një, në Paris; si dhe në Madrid, ku do të vazhdoj të kryej angazhimet e mia të ndryshme profesionale”.

Për të qartësuar gjithçka, prezantuesja spanjole ka theksuar se aeroplani privat, i blerë nga çifti, do të bëhet “shoqëruesi i saj i ri më i mirë”. Edhe pse ajo ishte e ngazëllyer me këtë aventurë të re, të mos bëhen të bezdisshme, Rubio po mendon edhe për ndonjë një rrugëdalje: “Jam e sigurt që do të shpik ndonjë hobi të ri për orët e fluturimit”.

Avioni i tipit “Cessna Citation 560” do të jetë shoqëruesi i pandashëm i Pilar Rubio në udhëtimet e saj Paris-Madrid-Paris. Një luks i vërtetë, i areduar me shije, midis shumë komoditeteve të ndryshme. Përveç kësaj, për shkak të madhësisë së tij, aeroplani në fjalë ka më pak kufizime kur ulet, pasi mund ta bëjë këtë, edhe në një fermë private.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “el hormiguero” “neuilly-sur-seine” paris sg paris-madrid-paris pilar rubio sergio ramos “el hormiguero” “neuilly-sur-seine” paris sg paris-madrid-paris pilar rubio sergio ramos

Sondazh

Poll