Sport

Skandali i përgjimeve, presidenti Perez përgojon dhe përçmon legjendat e Realit

13 Korrik 2021, 14:18 Nga DOSJA
Skandali i përgjimeve, presidenti Perez përgojon dhe

SPANJE – Nëse shkrimet dhe audiot e postuara nga gazeta e njohur spanjolle online “El Confidencial” do të konfirmohen si audio autentike, atëherë një “bombë” do të shpërthente te Reali i Madridit, duke e kompromentuar keqazi figurën e presidentit Florentino Perez.

Media spanjolle ka postuar një audio, që pretendohet të jetë e presidentit Florentino Perezit, i cili denigron dy figura të mëdha të skuadrës “los blancos”, dy ish-kapitenët, ish-portierin Iker Casillas dhe ish-sulmuesin Raul Gonzales.

“Casillas nuk është portier, është shumë i shkurtër, kurrë nuk ka qenë portier, ai është një dështim i madh, nuk e di pse e duan njerëzit dhe e mbrojnë kaq shumë. Ai është një mbeturinë, po ashtu si Rauli”. Pretendohet të ketë thënë presidenti Perez, që nëse konfirmohen të jetë autentike, do të ndikonin kompromentimin e presidentit të tyre në sytë e tifozëve madrilenë.

Por numri një i Realit nuk është ndalur me kaq, duke u shprehur se ka qenë Raul Gonzales, i cili aktualisht është trajneri i Real Madrid Castilla, është një nga arsyet se përse ai u tërhoq nga roli i presidentit në vitin 2006-ën. “Ai beson që Real Madridi është i tiji, e ka shkatërruar ekipin dhe prej tij unë dhashë dorëheqjen në 2006-n”.

Fjalë të rënda këto nga presidenti Florentino Perez, kundrejt dy futbollistëve, legjenda të Real Madridit, që kanë fituar gjithçka me fanellën “los blancos”. Por skandali merr përmasa edhe më të mëdha, pasi në audio përfliten edhe emra të tjerë.

Presidenti madrilèn nuk është ndalur vetëm me Casillas dhe Raul. Në audiot e postuara, ai ka përmendur edhe Ronaldon (Fenomenin), duke e cilësuar si një njeri që flet shumë, kurse Zidanin e Beckhamin, i ka quajtur dy “xhaxhallarë” të shkëlqyer.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport florentino perez portierin iker casillas reali i madridit sulmuesin raul gonzales trajneri i real madrid castilla florentino perez portierin iker casillas reali i madridit sulmuesin raul gonzales trajneri i real madrid castilla

Sondazh

Poll