Sport

“Përshëndetje të gjithë tifozëve shqiptar”, ylli i Italisë mesazh për fansat kuqezi gjatë festimeve në autobuz

13 Korrik 2021, 14:39 Nga DOSJA
“Përshëndetje të gjithë tifozëve shqiptar”,

ITALI– Pas fitores me penallti kundër Anglisë në Wembley, përfaqësuesja drejtuar nga Roberto Mancini u kthye në Itali gjatë natës për të shijuar përqafimin e vendit të tyre dhe për marrë mirënjohjet e merituara.

Të kaltrit fillimisht u pritën nga Presidenti Mattarella dhe më pas nga Kryeministri Draghi dhe e mbyllën festën me një paradë në autobusin e hapur nëpër rrugët e Romës në mes të një turmë delirante.

Në festën që ra në sy ishte përshëndetja e futbollistit të Juventusit Federico Chiesa. Me anë të një video-mesazhi, sulmuesi ka përshëndetur tifozat shqiptar. “Një përshëndetje për të gjithë tifozët shqiptar, përqafime!”, tha Chiesa.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport chiesa euro 2020 italia chiesa euro 2020 italia

Sondazh

Poll