Sport

VIDEO / Dalin pamjet, ja çfarë i tha Mancini ekipit, përpara finales me Anglinë

13 Korrik 2021, 11:39 Nga DOSJA
VIDEO / Dalin pamjet, ja çfarë i tha Mancini ekipit, përpara

ITALI – Forca e grupit dhe fryma brenda këtij grupi, ishte çelësi i suksesit të kësaj Italie në kampionatin europian. Në këtë pamje, të përgatitjes së ndeshjes, tregohet qartë marrëdhënia dhe atmosfera që mbizotëronte në dhoma e zhveshjes së ekipit edhe përpara finales së madhe.

“Gigio, Dilo, Leo, Giorgio, Spina …”,- dëgjohet duke thënë Mancini. I dëmtuari Leonardo Spinazzola, i cili dëmtoi Akilin e tij gjatë çerekfinales kundër Belgjikës, u përfshi në formacion.

Por, emri i mbrojtësit të Romës u fshi pas disa të qeshurave dhe u zëvendësua nga mbrojtësi i Chelseas, Emerson Palmieri. “Emerson, Jorgio, Marco, Bare, Ciro, Lorenzo dhe Federico”,– vazhdoi Mancini.

Pasi kishte zbardhur formacionin startues, fjalimi i trajnerit para lojërave ishte i shkurtër dhe konciz: “Nuk kam asgjë më shumë për të thënë. Ju e dini se çfarë jeni, ne nuk jemi këtu rastësisht”,– shtoi trajneri. “Ne jemi zotërit e fatit tonë, ju e dini se çfarë duhet të bëni”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll