Sport

UEFA përzgjedh dhe publikon “dream team” të “Euro 2020”-s…

13 Korrik 2021, 12:59 Nga DOSJA

ZVICER – Pesë lojtarë nga Italia fituese e “Euro 2020” dhe tre nga Anglia nënkampione, janë përzgjedhur në “Ekipin e Euro 2020”. Një lojtar nga Belgjika, Danimarka dhe Spanja plotësojnë formacionin, i cili u zgjodh nga ekipi i vëzhguesve teknikë të UEFA-s.

Portieri i Italisë, Gianluigi Donnarumma, u cilësua si “Lojtari i Euro 2020”, ndërsa mesfushori 18-vjeçar spanjoll Pedri, fitoi çmimin “Lojtari i ri i Euro 2020”, dhe që të dy janë përfshirë në formacion.

Vëzhguesit teknikë formuan një skuadër me rreshtimin taktik klasik 4-3-3, i cili ishte një nga më të përdorurit gjatë turneut. Formacioni përfshiu lojtarët e mëposhtëm, të cilët që të gjithë bëjnë pjesë për herë të parë në një ekip të UEFA-s:

 

Në portë: Gianluigi Donnarumma (Itali);

Në mbrojtje: Kyle Walker (Angli), Leonardo Bonucci (Itali), Harry Maguire (Angli), Leonardo Spinazzola (Itali);

Në mesfushë: Jorginho (Itali), Pierre-Emile Højbjerg (Danimarkë), Pedri (Spanjë);

Në sulm: Federico Chiesa (Itali), Romelu Lukaku (Belgjikë), Raheem Sterling (Angli).

Ky formacion “dream team” u përzgjodh nga ekipi i vëzhgues teknikë të UEFA-s, i cili përbëhej nga 16 ish-lojtarë dhe ish-trajnerë të futbollit europian. Bie në sy mungesa e “Këpucës së Artë”, Cristiano Ronaldo që shënoi 5 gola në këtë kompeticion…

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “ekipin e euro 2020” “lojtari i euro 2020” “lojtari i ri i euro 2020” cristiano ronaldo pesë lojtarë nga italia rreshtimin taktik klasik 4-3-3 tre nga anglia “ekipin e euro 2020” “lojtari i euro 2020” “lojtari i ri i euro 2020” cristiano ronaldo pesë lojtarë nga italia rreshtimin taktik klasik 4-3-3 tre nga anglia

Sondazh

Poll