Bota

13 Korrik 2021, 14:30 Nga DOSJA

KOSOVË -Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar sot Komunën e Deçanit, ku nga e shtuna deri më sot mbi 1 mijë e 500 qytetarë kanë kërkuar trajtim mjekësor për shkak të helmimit.

Osmani ka thënë se ka pasur edhe qytetarë që janë helmuar dhe nuk kanë qenë të furnizuar nga burimi i njëjtë i ujit. Ajo ka ftuar institucionet e drejtësisë dhe hetuesisë që të trajtojnë këtë rast me urgjencë.

“Ka edhe qytetarë që vinë nga fshatrat tjerë e që s‘janë furnizuar nga ai burim i ujit. Përveç analizave kimike ne po i presim edhe ato biologjike që presim që brenda disa orëve të përfundojnë. Pres që institucionet e drejtësisë dhe ato të hetuesisë ta trajnojë rastin me urgjencë dhe sa më parë që të jetë e mundur ta dimë shkakun e helmimit“, ka thënë ajo.

Osmani ka thënë se institucionet do të bashkëpunojnë çdo ditë me institucionet lokale që kjo gjendje të tejkalohet.

Ndërsa, bashkë me Osmanin, edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka vizituar pacientët në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan. Me këtë rast ajo ka kërkuar po ashtu që të gjendet burimi i këtij infeksioni.

Lajmi kryesor/ E RËNDË në Kosovë/ Mbi 900 të helmuar nga uji i pijshëm në Deçan, 2 viktima, nis hetimi për përgjegjësit! Kryekomunari: E qëllimshme!

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora helmimi i banoreve te decanit vjosa osmani helmimi i banoreve te decanit vjosa osmani

Sondazh

Poll