Bota

Stuhia e shiut shkatërron qytetin e Zyrihut, reshjet bllokojnë rrugët duke ndaluar transportin

13 Korrik 2021, 13:17 Nga DOSJA
Stuhia e shiut shkatërron qytetin e Zyrihut, reshjet bllokojnë

ZVICËR– Qyteti i Zyrihut është goditur nga stuhitë e mëdha të shiut dhe erërave të cilat kanë shkaktuar përmbytje dhe kaos.

Mbrëmjen e kaluar ranë më shumë se 4 centimetra shi duke iu afruar rekordit të fundit, i cili ishte në gushtin e 2018 ku reshjet arriten në 4.11 centimetra.

Reshjet e mëdha ndikuan edhe në infrastrukturë pasi pemët u rrëzuan dhe bllokuan rrugët duke mos lejuar transportin nëpërmjet autobusëve dhe tramvajit. Deri më tani, autoritetet e qytetit nuk kanë publikuar të dhëna për viktima të mundshme ose të plagosur.

Shërbimi meteorologjik i SRF njoftoi se shiu do të vazhdojë të bjerë, gjë që mund të shkaktojë përmbytje më serioze, veçanërisht përgjatë shtretërve të lumenjve dhe rreth liqenit, dhe rrëshqitjet e tokës gjithashtu u paralajmëruan.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota permbyset zyrih reshje ne zyrih zyrih permbyset zyrih reshje ne zyrih zyrih

Sondazh

Poll