Bota

Helmimi në Deçan, Kurti: Vitia e Gërvalla janë në Deçan, do t’iu përgjigjemi nevojave të qytetarëve të prekur

13 Korrik 2021, 12:49 Nga DOSJA
Helmimi në Deçan, Kurti: Vitia e Gërvalla janë në

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas helmimit të qindra qytetarëve në Deçan. Ai është shprehur se gjendet në vizitë zyrtare dhe s’ka mundur të jetë pranë qytetarëve por që ka komunikim të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse.

Në një status në Facebook ai u shpreh se edhe pse është në vizitë zyrtare jashtë vendit ai ka angazhuar të gjithë institucionet përgjegjëse dhe është vazhdimisht në dijeni të  situatës.

“Të dashur qytetarë të Komunës së Deçanit, Në pamundësi për të qenë pranë jush, meqë jam në vizitë zyrtare jashtë vendit, kam komunikim të vazhdueshëm me insitucionet përgjegjëse. Në bisedë me Kryetarin e Komunës, z.Bashkim Ramosaj, jam njoftuar për gjendjen emergjente në Komunën e Deçanit”, ka shkruar ai.

Më tej kryeministri Kurti ka thënë se qeveria do t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve të prekur nga helmimi.

Për të konkretizuar mbështetjen e Qeverisë dhe për t’u njoftuar nga afër me situatën, sot në Deçan janë Zëvendëskryeministrja znj.Donika Gërvalla dhe Ministri i Shëndetësisë, z.Arben Vitia. Qeveria e Republikës së Kosovës, do t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve të prekur nga infeksioni, deri në përmirësimin e gjendjes. Bashkëndjej brengën dhe shqetësimin tuaj dhe ju dëshiroj shërim sa më të shpejtë”, ka thënë ai.

Kurti ndodhet në Athinë të Greqisë ku po merr pjesë në një simpozium Symi Symposium.

Lajmi kryesor/ E RËNDË në Kosovë/ Mbi 900 të helmuar nga uji i pijshëm në Deçan, 2 viktima, nis hetimi për përgjegjësit, shpallet gjendja e jashtëzakonshme! Kryekomunari: E qëllimshme!

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti helmimi i banoreve te decanit albin kurti helmimi i banoreve te decanit

Sondazh

Poll