Bota

Vatër e madhe zjarri në Selanik, flakët rrezikojnë të përfshijnë një hotel, bllokohet rruga e qytetit

13 Korrik 2021, 14:16 Nga DOSJA
Vatër e madhe zjarri në Selanik, flakët rrezikojnë të

GREQI– Zjarret kanë shpërthyer edhe në Selanik ditën e sotme, duke bërë që Greqisë t’i shtohet një tjetër vatër e madhe, e cila ka bllokuar rrugën ‘Unaza e Selanikut’.

Protothema raporton se zjarri ka shpërthyer mesditën e sotme në pyllin e Sheiuk Sou në Selanik, në lartësi të maleve. Ekipi i zjarrëfikësve në vend po shtohet, deri më tani janë gjithsej 66 zjarrëfikës me 22 automjete dhe gjashtë aeroplanë të cilët marrin ujun nga deti dhe bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit nga ajri.

Situata nuk është vënë ende nën kontroll dhe zjarrëfikësit po punojnë që të mos lejojnë që zjarri të kalojë në zonat e banuara, pasi është afruar shumë, madje autoritetet i kanë kërkuar hotelit “Filippio” në afërsi, që të evakuojë personat pasi është në rrezik dhe mund të përfshihet nga flakët.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni greqi zjarr zjarr ne greqi zjarr ne selanik greqi zjarr zjarr ne greqi zjarr ne selanik

Sondazh

Poll