Bota

Arrestohet autori i vrasjes në Viti, prokuroria e Gjilanit jep detaje mbi ngjarjen

13 Korrik 2021, 12:40 Nga DOSJA
Arrestohet autori i vrasjes në Viti, prokuroria e Gjilanit jep detaje mbi

KOSOVË– Prokuroria Themelore e Gjilanit ka dal me një njoftim për vrasjen dhe plagosjet në Viti.

Prokuroria ka bërë me dije se është arrestuar autori me inicialet B.R dhe se ndaj tij është lëshuar vendimi për ndalim për 48 orë dhe se i është sekustruar një revole dhe armë gjuetie.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pa jetë i të ndjerit A.R., është dërguar për kryerjen e obduksionit, në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Ndaj të dyshuarit brenda afatit ligjor Prokuroria Themelore në Gjilan, do të kërkojë masën për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot, rreth orës 11:00, në komunën e Vitisë, ka ndodhur një rast gjuajtje me armë zjarri, nga i cili një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari B.R. dhe ndaj tij është lëshuar vendimi mbi ndalim për 48 orë, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe të njëjtit iu janë sekuestruar një revole dhe një armë gjuetie.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pa jetë i të ndjerit A.R., është dërguar për kryerjen e obduksionit, në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Ndaj të dyshuarit brenda afatit ligjor Prokuroria Themelore në Gjilan, do të kërkojë masën për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale.

Ditën e sotme një përplasje me armë ka ndodhur në Viti nga ku mbeti i vrarë një person dhe 2 të tjerë u plagosën rëndë dhe gjenden në spital ende në rrezik për jetën. Ende nuk janë zbuluar shkaqet dhe rrethanat që çuan në konflikt personat e përfshirë.

(d.a/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora vrasje ne viti vritet një person në kosove vrasje ne viti vritet një person në kosove

Sondazh

Poll