Bota

Situata alarmante në Deçan, Ministri i Shëndetësisë : 2 vdekjet e ndodhura në 24 orët e fundit nuk kanë lidhje me helmim

13 Korrik 2021, 12:09 Nga DOSJA
Situata alarmante në Deçan, Ministri i Shëndetësisë :

KOSOVË– Ministri i Shëndetësisë së Kosovës ka reaguar mbi situatën emergjente të krijuar në Deçan pas helmimit nga uji të mbi 900 personave dhe 2 humbje jete.

Vitia ka thënë se dy vdekjet e regjistruara në 24 orët e fundit në Deçan s’kanë lidhje me helmimet e fundit që kanë ndodhur në këtë rajon.

Në një konferencë për media, gjatë vizitës në Deçan, tha se është përpiluar një listë e barnave esenciale dhe pajisjeve tjera të nevojshme të cilën Ministria e Shëndetësisë (MSH) do ta trajtojë me prioritet.

Raportet e para kanë qenë shqetësuese, por ka qenë fat i madh që të gjithë pacientët, pas marrjes së trajtimit janë kthyer pa probleme në shtëpitë e tyre dhe pa asnjë rast fatal deri më tani”, tha Vitia.

Ai theksoi se lista me pajisje të nevojshme e cila është përpiluar nga Drejtoria e Shëndetësisë së Deçanit dhe drejtoria e QKMF-së.

Tani sa folëm me Drejtorin e QKMF-së dhe Drejtorin e Shëndetësisë së Deçanit, kanë përpiluar një listë që Ministria e Shëndetësisë do ta trajtojë me prioritet, jo vetëm për kërkesën për barnat e listës esenciale, por edhe për pajisje të tjera që kanë nevojë komuna”, tha Vitia.

Edhe pse sot është dita e tretë, ku qindra persona janë paraqitur në qendrën shëndetësore të Deçanit për trajtim, kjo Qendër nuk është furnizuar me asnjë material shtesë e as me barna shtesë nga lista esenciale, të cilat vazhdimisht mungojnë.

Lajmi kryesor/ E RËNDË në Kosovë/ Mbi 900 të helmuar nga uji i pijshëm në Deçan, 2 viktima, nis hetimi për përgjegjësit! Kryekomunari: E qëllimshme!

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora arben vitia helmimi i banoreve te decanit arben vitia helmimi i banoreve te decanit

Sondazh

Poll