Bota

Nuk u pranua në avion se ishte me pantallona të shkurtra, blogerja turke mes lotësh: Nuk isha lakuriq

13 Korrik 2021, 11:57 Nga DOSJA
Nuk u pranua në avion se ishte me pantallona të shkurtra, blogerja

SHBA– Kur një agjent i kompanisë ajrore American Airlines i tha Deniz Saypinar të Enjten e kaluar në Aeroportin DFW, se ajo nuk mund të udhëtonte pasi ishte ‘lakuriq’, ajo mednoi se ai po bënte shaka.

Në momentin e ndalimit ajo do të udhëtonte nga Texas në Miami, dhe ishte veshur me pantallona të shkurtra të shkurtra dhe një bluzë të shkurtër, kur nga një përfaqësues i kompanisë ju tha që veshja e saj ishte e papërshtatshme dhe ofendonte familjarët në udhëtim.

Saypinar, 26 vjeç është një trajnere gjimnastike, sipërmarrëse dhe ndikuese e rrjeteve sociale, pikërisht në Instagram ajo shpërndau eksperiencën e saj.

Kur më thanë nuk mund të hipësh në avion sepse je lakuriq, unë po dridhesha, sepse mendoja, nuk është e vërtetë ajo që po ndodh. Ndihesha aq në panik. Kjo është arsyeja pse u transferova në Shtetet e Bashkuara. Unë duhet të jem në gjendje të jem vetvetja dhe të jem e lirë si grua,.’‘ u shpreh ajo ndër të tjera ajo në statusin e saj.

 

 

A post shared by Deniz SAYPINAR (@dnzsypnr)

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota deniz saypinar kod etik deniz saypinar kod etik

Sondazh

Poll