Bota

ZYRTARE! Më 19 Korrik do të mbahet takimi i dytë midis Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç

13 Korrik 2021, 11:06 Nga DOSJA
ZYRTARE! Më 19 Korrik do të mbahet takimi i dytë midis Albin

BRUKSEL– Takimi i ri mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të mbahet të hënën më 19 korrik, në Bruksel, ka thënë zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

Ai ka konfirmuar se ata do të vazhdojnë bisedimet në kontekstin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ky takim i nivelit të lartë të dialogut, do të fokusohet në diskutimin për progresin e arritur – për hapat e ardhshëm në dialog, i cili është shumë i rëndësishëm për perspektivën evropiane të Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Stano.

Ky është takimi i dytë mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel. Për herë të parë, dy zyrtarët janë takuar më 15 qershor dhe gjatë takimit kanë prezantuar pozicionet e tyre të kundërta. Në fund palët kanë thënë se nuk janë pajtuar për asgjë, mirëpo kanë shprehur gatishmëri për vazhdim të dialogut.

Javën e kaluar në Bruksel janë takuar zëvëndëskryeministri i Kosovës për dialog, Besnik Bislimi me drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç. As në këtë takim nuk është arritur ndonjë përparim.

Dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ka nisur më 2011. Takimi i fundit ndërmjet krerëve shtetërorë të këtyre vendeve është zhvilluar në 15 Qershor midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Edhe pas këtij takimi nuk u arrit një marrëveshje pasi palët nuk pranuar kushtet e njëra-tjetrës për vijimin e dialogut.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti aleksander vucic dialogu kosove-serbi peter stano albin kurti aleksander vucic dialogu kosove-serbi peter stano

Sondazh

Poll